Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit Svetllozar Patarinski për shkak të vonesës së vaksinimit të kafshëve kundër lisë, njoftoi gazetarja e BNR-së Veselina Millanova. Sipas blegtorëve, ata paraqesin informacion të paplotë dhe manipulues në lidhje me përhapjen e sëmundjes, shtrembërojnë rreziqet ekonomike të vaksinimit dhe mbjellin frikë në industri.
Prodhuesit e drithërave janë gjithashtu të indinjuar nga politika e ministrit dhe kërkuan dorëheqjen e tij.
Ndërkohë, gjashtë organizata të mëdha të industrisë bujqësore, përfshirë blegtorët dhe përpunuesit e qumështit, kanë njoftuar një gatishmëri për protestë, që përkon me vizitën e nesërme në vendin tonë të Komisionerit të BE-së për Bujqësi Christophe Hansen. Protesta, me moton "Në Mbrojtje dhe Mbështetje të Prodhimit Bullgar", është kundër politikave dhe mekanizmave që kërcënojnë jetesën e mijëra fermerëve dhe kërkesave të organizatave të tjera të fermerëve për vaksinim të menjëhershëm kundër lisë tek kafshët. Ajo është një lloj kundërproteste ndaj protestës në favor të vaksinave të shpallur më parë nga organizata e mbarështuesve të deleve.
Më vonë, tridhjetë organizata të industrisë i dërguan një deklaratë Kryetares së Asamblesë Kombëtare Natalija Kisellova, Kryeministrit Rosen Zheljazkov dhe Zëvendëskryeministrit Tomisllav Donçev në mbështetje të Georgi Tahov.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një protestë para hyrjes zyrtare të Kuvendit Popullor. Aksioni është në lidhje me miratimin e ardhshëm të..
Bullgaria mbetet mbështetëse e palëkundur e përpjekjeve të Ukrainës për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila të garantojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Këtë e deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev gjatë hapjes së..
Bullgarisë nuk do t’i duhet të shpëtojë shtete të eurozonës që hasin vështirësi. Këtë e deklaroi për BNR Liljana Pavllova, ish-nënkryetare e Bankës Evropiane të Investimeve. “Në marrëveshjet që nënshkruajmë dhe në rregullat që funksionojnë është..
Bashkëpunimi midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë u diskutua sot, 24 nëntor, në Sofje në një forum nga përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave,..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth..
Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një..