Vetëm 3 të dhjetat e sekondës përcaktuan kampionin e meshkujve të Maratonës së Sofjes 2025. Kenianët Shedrak Kimajo dhe Ejbraham Kiplimo kaluan vijën e finishit në të njëjtën kohë, duke detyruar përdorimin e një fotofinishi. Fituesi i vitit të kaluar Kimajo mbrojti titullin e tij të kampionatit me një kohë prej 2.17:10.552, përpara Kiplimos me 2.17:10.832. Bronzi i shkoi Ismail Senanxhi me 2.47:07, i cili është gjithashtu bullgari më i shpejtë në maratonë.
Një rekord i ri u vendos për garën e femrave. Çelangat Sang nga Kenia u shkëput e vetme përpara të gjithave dhe përfundoi në 2.33:08 orë. Kjo është pesë minuta më shpejt se arritja e bashkatdhetares së saj Hariet Çebore vjeshtën e kaluar me rezultat 2.38:25. Rouz Çepçumba, gjithashtu nga Kenia, përfundoi e dyta me 2.44:50, përpara Melisa Gibsën, e lindur në Australi, që garonte për Britaninë e Madhe, me 2.47:37. Bullgarja e katërt dhe më e shpejtë ishte Sillvija Georgieva me rezultat 2.55:55.
Edicioni i 42-të i Maratonës së Sofjes vendosi një rekord në numrin e pjesëmarrësve. 8000 pjesëmarrës morën pjesë në të gjitha distancat, raportoi BTA. Në distancën 10 km, fituesit për të tretin vit radhazi janë bullgarët Ivo Ballabanov me 30:23 minuta dhe Devora Avramova me 33:52.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: sofiamarathon.bg
Aleksandër Vasilev është kualifikuar për çerekfinalet e turneut të hapur për të rinj, raportoi BTA. Bullgari - gjysmëfinalist i Wimbledonit dhe nr. 4 në programin e turneut, tregoi karakter të fortë dhe mposhti Jan Kumsat nga Republika Çeke..
Kampioni i Wimbledon për të rinj dhe i renditur i pari në renditje, Ivan Ivanov, kaloi lehtësisht në raundin e tretë në grupmoshën e tij, raportoi BTA. Nisje e fortë për Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev në US Open Në raundin e dytë,..
Në garën me gati 2000 atletë, në Kampionatin Multi-Evropian të Taekwondo-s në Nish (Serbi), garuesit bullgarë fituan tre medalje ari dhe tre bronzi, dhe Viktoria Ivanova u zgjodh gjyqtarja më e mirë. Në kategorinë e meshkujve deri në 68 kg, Stefan..