Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një fotofinish përcaktoi fituesin e meshkujve në Maratonën e Sofjes

Foto: sofiamarathon.bg

Vetëm 3 të dhjetat e sekondës përcaktuan kampionin e meshkujve të Maratonës së Sofjes 2025. Kenianët Shedrak Kimajo dhe Ejbraham Kiplimo kaluan vijën e finishit në të njëjtën kohë, duke detyruar përdorimin e një fotofinishi. Fituesi i vitit të kaluar Kimajo mbrojti titullin e tij të kampionatit me një kohë prej 2.17:10.552, përpara Kiplimos me 2.17:10.832. Bronzi i shkoi Ismail Senanxhi me 2.47:07, i cili është gjithashtu bullgari më i shpejtë në maratonë.

Një rekord i ri u vendos për garën e femrave. Çelangat Sang nga Kenia u shkëput e vetme përpara të gjithave dhe përfundoi në 2.33:08 orë. Kjo është pesë minuta më shpejt se arritja e bashkatdhetares së saj Hariet Çebore vjeshtën e kaluar me rezultat 2.38:25. Rouz Çepçumba, gjithashtu nga Kenia, përfundoi e dyta me 2.44:50, përpara Melisa Gibsën, e lindur në Australi, që garonte për Britaninë e Madhe, me 2.47:37. Bullgarja e katërt dhe më e shpejtë ishte Sillvija Georgieva me rezultat 2.55:55.


Edicioni i 42-të i Maratonës së Sofjes vendosi një rekord në numrin e pjesëmarrësve. 8000 pjesëmarrës morën pjesë në të gjitha distancat, raportoi BTA. Në distancën 10 km, fituesit për të tretin vit radhazi janë bullgarët Ivo Ballabanov me 30:23 minuta dhe Devora Avramova me 33:52.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: sofiamarathon.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Julijana Janeva

Julijana Janeva fitoi medalje argjendi në Kampionatin Botëror të Mundjes

Julijana Janeva fitoi medalje argjendi në kategorinë 68 kg në Kampionatin Botëror të Mundjes për Femra në Kroaci. Në finalen në Zagreb, ajo humbi 2:4 ndaj japonezes Ami Ishi. Ky është dallimi i parë për mundësen kombëtare në kampionat. Atletët..

botuar më 25-09-19 9.16.PD

Kombëtarja e volejbollit do të luajë në 1/8 e finales Ditën e Pavarësisë

Federata Ndërkombëtare e Volejbollit (FIVB) shpalli programin e ndeshjeve eliminatore të ardhshme në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Filipine. Në kuadër të tyre, ekipi kombëtar i Bullgarisë do të përballet me Portugalinë. Ndeshja do të..

botuar më 25-09-18 1.32.MD

Bullgaria kryeson grupin në Kampionatin Botëror të Volejbollit dhe kualifikohet për 1/8 e finales

Kombëtarja e volejbollit të Bullgarisë siguroi vendin e parë në grupin E të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi fitoi edhe ndeshjen e tretë të fazës së grupeve. Në Manilë, bullgarët të drejtuar nga trajneri italian Gianlorenzo..

botuar më 25-09-17 12.01.MD