Nga 22 deri më 28 tetor, qyteti i Vidinit shndërrohet në një skenë të artit, krijimtarisë dhe frymëzimit, për të nderuar Festën Shpirtërore të qytetit – Ditën e Shën Dhimitrit (Dimitrovden). Programi i pasur i festivalit të ri “Ditët e Tetorit të Arteve” përfshin muzikë, teatër, arte vizuale dhe letërsi, njoftoi për BTA Valentina Nenova nga organizatorët.
Gipsy Kings, të njohur në mbarë botën, së bashku me Pablo Reyes – një nga kitaristët dhe vokalistët më të mirë të grupit – do të ofrojnë një mbrëmje të paharrueshme në ritmin e flamenkos. Si një nderim ndaj publikut, ata do të performojnë me një kitare të punuar në Bullgari, e krijuar posaçërisht për koncertin që do të mbahet më 25 tetor në Sheshin “Bdinci”.
Programi përfshin gjithashtu recital të këngëtarit të dashur Ljubo Kirov, koncert të Orkestrës “Simfonieta” të Vidinit, kushtuar 255-vjetorit të lindjes së Ludwig van Beethoven, shfaqje teatrale me aktorë të njohur, teatër kukullash për fëmijë, ekspozitë kushtuar 110-vjetorit të lindjes së piktorit Vlladimir Manski
Ndër atraksionet më të veçanta do të jenë projekcionet 3D me maping, që do të ndriçojnë fasadat e ndërtesës së parë teatrore në Bullgari dhe të portës historike “Stamboll Kapija”.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Mbrëmjen e 22 shtatorit filloi Viti i Ri Hebraik – Rosh Hashana. Sipas kronologjisë së Torës, nisi viti 5786 nga krijimi i botës. Sipas besimit hebraik, në këtë ditë Zoti krijoi njeriun e parë, Adamin. Sipas traditës hebraike, në dhjetë ditët që..
Për herë të parë, Himni i Pavarësisë u dëgjua më 22 shtator 1908 në qytetin bregdetar të Detit të Zi, Burgas. Autori i melodisë dhe tekstit – dirigjenti ushtarak Georgi Shagunov – ka shënuar në faqen e parë të partiturës se himni është shkruar dhe..
Nga 19 shtatori, për një muaj, qielli mbi Shkëmbinjtë e Bellogradçikut do të mbushet me balona shumëngjyrëshe dhe magji. Edicioni i pestë i “Festa e Balonave” premton pesë fundjava, gjatë të cilave mund të shijoni tre lloje fluturimesh, si dhe dhjetëra..