Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Vidin feston Ditën e Shpirtit me një festival të ri kulturor

Foto: BTA

Nga 22 deri më 28 tetor, qyteti i Vidinit shndërrohet në një skenë të artit, krijimtarisë dhe frymëzimit, për të nderuar Festën Shpirtërore të qytetit – Ditën e Shën Dhimitrit (Dimitrovden). Programi i pasur i festivalit të ri “Ditët e Tetorit të Arteve” përfshin muzikë, teatër, arte vizuale dhe letërsi, njoftoi për BTA Valentina Nenova nga organizatorët.

Gipsy Kings, të njohur në mbarë botën, së bashku me Pablo Reyes – një nga kitaristët dhe vokalistët më të mirë të grupit – do të ofrojnë një mbrëmje të paharrueshme në ritmin e flamenkos. Si një nderim ndaj publikut, ata do të performojnë me një kitare të punuar në Bullgari, e krijuar posaçërisht për koncertin që do të mbahet më 25 tetor në Sheshin “Bdinci”.

Programi përfshin gjithashtu recital të këngëtarit të dashur Ljubo Kirov, koncert të Orkestrës “Simfonieta” të Vidinit, kushtuar 255-vjetorit të lindjes së Ludwig van Beethoven, shfaqje teatrale me aktorë të njohur,  teatër kukullash për fëmijë, ekspozitë kushtuar 110-vjetorit të lindjes së piktorit Vlladimir Manski

Ndër atraksionet më të veçanta do të jenë projekcionet 3D me maping, që do të ndriçojnë fasadat e ndërtesës së parë teatrore në Bullgari dhe të portës historike “Stamboll Kapija”.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin e shenjtoreve Vjara, Nadezhda, Ljubov dhe nënës së tyre, Shën Sofia

Martiret e Shenjta Vjara (Besa), Nadezhda (Shpresa) dhe Ljubov (Dashuria) ishin tri motra të lindura në Romë në shekullin II. Nëna e tyre, Shën Sofia, ishte një vejushë e devotshme dhe e krishterë, e cila i rriti bijat e saj në dashuri për Zotin Jezu..

botuar më 25-09-17 4.35.PD

Është Dita e Kryqit të Shenjtë!

Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare përkulet me nderim para Kryqit mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit, (Krëstovden), është një nga 12 festat e mëdha të krishtera dhe gjithashtu një nga katër ditët në..

botuar më 25-09-14 5.05.PD

Torta Garash – ëmbëlsira legjendare mbush 140 vjet

Ëmbëlsira “Garash” është një tortë me një histori shumë interesante, që meriton vëmendjen si të pasionuarve pas historisë, ashtu edhe të dashamirësve të shijes së saj të padiskutueshme. Krijuesi i saj është austro-hungarezi Kosta Garash. Sipas..

botuar më 25-09-13 7.50.PD