“Industria bullgare e mbrojtjes, e cila ka provuar cilësinë e saj dhe ka marrë njohje ndërkombëtare, ofron mundësi të shkëlqyera për krijimin e partneriteteve të suksesshme dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Vietnamin në fushën e sigurisë.” Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev gjatë vizitës së tij në kompaninë bullgare “Samel 90” së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Vietnamit To Lam, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë, dhe delegacionin e udhëhequr prej tij, njoftoi shërbimi i shtypit i kreut të shtetit.
Gjatë vizitës, u prezantuan bllokues radioje, sisteme ajrore pa pilot, sisteme anti-dronë dhe automjete të blinduara të prodhuara nga kompania. Përveç kësaj, Rumen Radev dhe To Lam biseduan me menaxhmentin e kompanisë.
Vizita e To Lam është me rastin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe është pjesë e turneut evropian të udhëheqësit vietnamez.
Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, u takua gjithashtu me Kryeministrin Rosen Zheljazkov. “Bullgaria është partneri i parë strategjik i Vietnamit në Ballkan”, tha ai.

Politikani vietnamez theksoi rëndësinë e ngritjes së marrëdhënieve midis dy vendeve në nivelin e partneritetit strategjik – një fazë e rëndësishme, sipas fjalëve të tij, historike që do t'i japë një shtysë të fortë partneritetit midis Bullgarisë dhe Vietnamit. To Lam kujtoi gjithashtu se Bullgaria ishte një nga vendet e para që vendosi marrëdhënie diplomatike me Vietnamin.
Lexoni për vizitën e presidentit Rumen Radev në Vietnam në fund të vitit 2024:
Lexoni më shumë për marrëdhëniet bullgaro-vietnameze nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Presidenca, BTA
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..
Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në vend në vitin 2026. “Ne kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme parlamentare me një angazhim..
“Bullgaria shpreh solidaritet të fortë me Lituaninë pasi Rusia shkeli përsëri hapësirën ajrore evropiane, që është një shembull i qartë i një shkeljeje..
Rumania rinegocion me BE-në Planin e saj Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri Komisioni Evropian miratoi variantin e ri të Planit Kombëtar..