Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si dashuri", të krijuar në një ekip me një emër tjetër shumë të njohur nga ajo kohë - Momçill Kolev, me të cilin kanë lënë shumë këngë të bukura.
Kënga e re nuk lindi menjëherë, as me çdo kusht – ajo priste një vit të tërë, që kur Momçil Kolev ua sugjeroi. Sillvija shkroi tekstin, me muzikën e Momçill Kolev dhe Kallojan Kolev, aranzhimi është nga Angell Prodanov – ACHO dhe DJ Pancho. Për Anin, kjo këngë është një rikthim i urtë, duke mbledhur thelbin e përvojës së tyre jetësore deri më sot.
Savina, e cila jeton në SHBA, vjen në Bullgari çdo vit – kështu që të treja e regjistruan këngën së bashku, live. Sillvija pranon se emocioni i ribashkimit të tyre në studio ishte i jashtëzakonshëm:
"Super, emocion, dashuri e madhe! E kuptuam sa shumë na mungonte kjo gjë, dhe se kjo është dashuria jonë e parë, dhe do të mbetet në zemrat tona përgjithmonë. Gjëja e mirë për ne është se nuk e lidhim këtë dashuri tonën me muzikën për një qëllim komercial - ajo që mbetet vërtet me ne është emocioni i pastër, dashuria e pastër që kemi për muzikën."

Duke pasur parasysh titullin e njërit prej hiteve më të mëdha të “Antibiotika” – “Çfarë është koha brenda meje”, dhe kohën kur ato mungonin në skenën muzikore bullgare, logjikisht lind pyetja se çfarë ishte koha për to atëherë dhe çfarë është tani. Sillvija u përgjigj:
"Si ishte atëherë... Më romantike, do të thoja, jo kaq materiale... Por çdo kohë ka bukurinë e vet dhe duhet të shohim vetëm gjërat pozitive. Tani duhet të marrim parasysh trendet e reja, jemi përpjekur ta bëjmë këtë në këngën tonë të re "Duket si dashuri" - të tingëllojë si ne, më romantike, dhe njëkohësisht të mos jemi plotësisht prapa trendeve të modës - shpresoj se kemi arritur ta bëjmë pikërisht këtë. Besoj se nuk ka kohë dhe një vend konkret për muzikën e mirë."

Ani, Sillvia dhe Savina pranojnë se e kanë shijuar shumë punën përsëri së bashku, kështu që kur të ndiejnë se kanë diçka për t'i thënë audiencës së tyre dhe janë të ngarkuara me shumë energji pozitive dhe dashuri, do të ketë më shumë këngë të tyre të reja, në të cilat ka shumë të ngjarë që ato të ngazëllehen përsëri nga temat e përjetshme: dashuria, koha - ajo që është brenda secilit prej nesh... Ani përmbledh:
"Dashuria është një eliksir dhe çdo zemër njerëzore meriton të ndiejë dashuri, të ngazëllohet, edhe nëse vetëm mendon se “duket si dashuri”. Dhe kur vërtet ndjen dashuri, njeriu ngrihet dhe nuk shkel në tokë. I falënderojmë të gjithë me gjithë zemër për durimin dhe mbështetjen gjatë viteve në të cilat munguam, dhe pavarësisht gjithçkaje, njerëzit nuk na kanë harruar. Uroj që të gjithë të jenë të shëndetshëm dhe të ngrihen nga ky eliksir i bukur i quajtur dashuri."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Antibiotika
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..
Kamelia Todorova - këngëtarja që vendosi standarde në muzikën bullgare xhaz dhe pop - prezanton projektin e saj të ri muzikor "Këngët e mia" më 14 tetor në orën 19:30 në Qendrën për Art Bashkëkohor "Topllocentralla" në Sofje. Eventi premton të jetë..
Papi Hans po ngroh vjeshtën e ftohtë me këngën e tij të re me ritme latine “E pafajshme”. Ajo vjen pas një serie baladash dhe është kënga e parë nga albumi i tij i ardhshëm, i cili do të quhet simbolikisht “Dielli”. Sipas këngëtarit, ky do të..