Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 3 për qind këtë vit. Në vitin 2026, shkalla e rritjes do të ngadalësohet në 2.7 për qind, parashikon Ministria e Financave në Parashikimin e saj Makroekonomik të Vjeshtës. Analiza është ngarkuar në faqen e internetit të ministrisë. Krahasuar me parashikimin e pranverës, Ministria e Financave ruan pritjet e saj për rritje në vitin 2025 dhe rrit pak pritjet e saj për vitin 2026 me 0.2%.
Shkalla vjetore e inflacionit shënoi një përshpejtim të lehtë në 4.1 për qind sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumatorit në shtator 2025. Inflacioni deri në fund të vitit parashikohet të ngadalësohet në 3.9 për qind, dhe vlera mesatare vjetore e tij pritet të jetë 3.6 për qind.
Borxhi i jashtëm bruto i Bullgarisë (publik dhe privat) u rrit me 20.2 për qind sipas bazës vjetore në 53.605 miliardë euro në fund të gushtit, tha Banka Kombëtare Bullgare. Në fund të së njëjtës periudhë në vitin 2024, Borxhi i Jashtëm Bruto ishte 44.590 miliardë euro. Shuma e Borxhit të Jashtëm Bruto është 47.7% e Produktit të parashikuar të Brendshëm Bruto të vendit, krahasuar me 42.6% të raportit për të njëjtën periudhë në vitin 2024.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
"Po, Bullgaria" (pjesë e "Bullgarisë Demokratike") e përcaktoi buxhetin për vitin e ardhshëm si një "cunami ekonomik". Ivajllo Mirçev ishte kategorik se partia do ta kundërshtojë atë kur projekti të dalë për diskutim në parlament. "Dje na u paraqit..
Megjithëse pranimi i euros është një hap i rëndësishëm, vetëm ai nuk garanton një standard më të lartë jetese. Këtë e deklaroi drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, në konferencën në Sofje me temën “Bullgaria..
Ministria e Financave publikoi projektbuxhetin e shtetit në euro për vitin 2026. Pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) të arrijë në 120.1 miliardë euro me një rritje ekonomike prej 2.7%. Të ardhurat shtetërore të planifikuara janë 51.436..