Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare: Bankat në Bullgari janë gati për euron

Foto: BGNES

Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati për të gjitha proceset që lidhen me konvertimin e monedhës dhe shpërndarjen e kartëmonedhave euro. Kjo u deklarua nga Guvernatori i BNB-së, Dimitër Radev, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, pas një forumi në Sofje me temën "Bullgaria në prag të eurozonës", raportoi BTA.

Sipas Radev, BNB, në bashkëpunim të ngushtë me BQE-në dhe bankat qendrore kombëtare në eurozonë, ka organizuar me shumë kujdes të gjithë procesin që lidhet me futjen e euros në vendin tonë. Ai kujtoi se gjatë gjithë janarit, pagesat në vend do të mund të bëhen si në leva, ashtu edhe në euro, dhe transaksionet elektronike tashmë do të bëhen në euro.

"Sistemi ynë bankar është i fortë, i kapitalizuar mirë, shumë likuid dhe është plotësisht i përgatitur për t'u përballur me aktivitetin e shtuar në ditët e para të vitit dhe për të garantuar një fillim të sigurt për anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë", siguroi Radev.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE na ndal fonde nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri për shkak të moszbatimit të reformave antikorrupsion

Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me..

botuar më 25-11-05 5.22.MD

Parlamenti do të hetojë veprimtarinë e Sorosit në Bullgari

Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros dhe të djalit të tij, Aleksandër Soros, si dhe të fondacioneve të tyre në Bullgari. Komisioni do..

botuar më 25-11-05 3.51.MD

Presidenti i vuri veton Ligjit për Transaksionet me Asetet e Lukoil

Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..

botuar më 25-11-05 11.22.PD