Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë.Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo Pimpirev. “Kushdo që mban çelësin e sekreteve të Kontinentit të Bardhë mban të ardhmen tonë”, tha Radev.“Një nga kontributet më të rëndësishme të eksploruesve të Antarktidës është fakti se gjatë viteve ata kanë arritur të ndërtojnë një model të një të ardhmeje të suksesshme për planetin - një të ardhme jo të luftërave dhe shkatërrimit të ndërsjellë, por të mirëkuptimit, miqësisë, solidaritetit dhe ndihmës së ndërsjellë”, shtoi presidenti.

Për të katërtin vit radhazi, ekspedita bullgare do të lundrojë drejt Kontinentit të Akullt me anijen kërkimore bullgare “Shenjtor Kirill dhe Metodij”.Grupi i parë i shkencëtarëve bullgarë do të niset më 10 nëntor për në bazën polare “Shën Kliment Ohridski” në ishullin Livingston.
Lexoni më shumë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTANë Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..
Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të..
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros..