Bullgaria ka rezerva të mjaftueshme benzine, nafte dhe karburanti për aviacion, tha Ministri i Energjisë Zheço Stankov nga foltorja e Asamblesë Kombëtare, raportoi gazetarja e BNR Violeta Ashikova. Sipas tij, katër kompani do të preken nga sanksionet e SHBA-së kundër Lukoil.
“Qytetarët bullgarë duhet të jenë jashtëzakonisht të qetë kur bëhet fjalë për furnizimin me karburant në vend”, siguroi ministri. Sipas tij, edhe nëse importet e karburantit pezullohen sot, ne do të kemi qetësi për gjashtë muaj për benzinën, katër muaj për naftën dhe dy muaj për karburantin për aviacion.
Zheço Stankov sugjeroi që Bullgaria do të arrijë një përjashtim nga sanksionet kundër naftës dhe gazit rus, gjë që do të garantojë paqen dhe procesin e prodhimit, duke siguruar nevojat dhe duke ruajtur nivele çmimesh që nuk dëmtojnë xhepat e qytetarëve. Ai shtoi se më 27 tetor, vendi ynë paraqiti një kërkesë zyrtare për përjashtim nga sanksionet.
Ministri mbrojti ndryshimet legjislative që zgjerojnë funksionet e menaxherit të posaçëm komercial në Lukoil.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Një forum biznesi me temë "Bullgaria - Kina: bashkëpunimi në sektorin e automobilave" do të mbahet më 26 nëntor në Sofje. Organizatorët e tij janë Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë...
Projektbuxheti shtetëror u miratua në lexim të parë nga Asambleja Kombëtare më 21 nëntor. Megjithatë, ndryshimet e planifikuara në kuadrin financiar për vitin 2026 shkaktuan një përplasje të hapur midis koalicionit qeverisës, të udhëhequr nga GERB,..
Nga frika dhe dyshimet deri te gëzimi dhe mbështetja – bullgarët reagojnë ndryshe ndaj aplikimit të ardhshme të euros më 1 janar 2026. Për disa kjo është një hap logjik drejt integrimit tonë në BE, me premtime për stabilitet dhe një biznes më të..