Bullgaria ka rezerva të mjaftueshme benzine, nafte dhe karburanti për aviacion, tha Ministri i Energjisë Zheço Stankov nga foltorja e Asamblesë Kombëtare, raportoi gazetarja e BNR Violeta Ashikova. Sipas tij, katër kompani do të preken nga sanksionet e SHBA-së kundër Lukoil.
“Qytetarët bullgarë duhet të jenë jashtëzakonisht të qetë kur bëhet fjalë për furnizimin me karburant në vend”, siguroi ministri. Sipas tij, edhe nëse importet e karburantit pezullohen sot, ne do të kemi qetësi për gjashtë muaj për benzinën, katër muaj për naftën dhe dy muaj për karburantin për aviacion.
Zheço Stankov sugjeroi që Bullgaria do të arrijë një përjashtim nga sanksionet kundër naftës dhe gazit rus, gjë që do të garantojë paqen dhe procesin e prodhimit, duke siguruar nevojat dhe duke ruajtur nivele çmimesh që nuk dëmtojnë xhepat e qytetarëve. Ai shtoi se më 27 tetor, vendi ynë paraqiti një kërkesë zyrtare për përjashtim nga sanksionet.
Ministri mbrojti ndryshimet legjislative që zgjerojnë funksionet e menaxherit të posaçëm komercial në Lukoil.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2 580 leva. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, paga mesatare mujore u rrit me 12.0%, ku..
Të premten, 14 nëntor, Britania e Bashkuar lëshoi një licencë të veçantë që u lejon bizneseve të vazhdojnë të punojnë me dy degë bullgare të kompanisë ruse të naftës “Lukoil” të sanksionuar, raportuan Reuters dhe BNR Horizont. Licenca e përgjithshme..
Banka Popullore e Bullgarisë (BNB), në rubrikën e saj “Pyetje dhe përgjigje” për aplikimin e euros, publikoi një sqarim se si do të shënohet dhe shkruhet monedha e përbashkët në përputhje me rregulloret e BE-së. Sipas kërkesës që emri i monedhës duhet..