Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banka Popullore e Bullgarisë publikoi sqarime se si do të shkruhet monedha e përbashkët – euroja

Foto: Pixabay

Banka Popullore e Bullgarisë (BNB), në rubrikën e saj “Pyetje dhe përgjigje” për aplikimin e euros, publikoi një sqarim se si do të shënohet dhe shkruhet monedha e përbashkët në përputhje me rregulloret e BE-së. Sipas kërkesës që emri i monedhës duhet të jetë i njëjtë në të gjitha gjuhët e BE-së – “euro”, duke lejuar vetëm përshtatjen me alfabetet e ndryshme, në gjuhën bullgare monedha shkruhet „евро“ (euro), dhe jo në forma të tjera (p.sh. „еуро“ ose „ойро“). Shkurtimi zyrtar i euros është “EUR”, i cili është i njëjtë për të gjitha gjuhët.

Për shkrimin e shumave monetare zbatohen këto rregulla:

-  Kur nuk tregohet një shumë konkrete, monedha shkruhet me fjalë – për shembull: “shumë në euro”.

-  Kur tregohet një numër, vendoset një hapësirë e pandashme – për shembull: “shuma e nevojshme është 12 500 EUR” ose “u vu re një diferencë prej 1 550 EUR”.

Simboli grafik i euros €, rekomandohet për përdorim në grafika, njoftime për shtyp dhe publikime të destinuara për publikun e gjerë (p.sh.: “30 €”). Simboli bazohet në shkronjën greke epsilon, dhe dy vijat paralele në të simbolizojnë stabilitetin.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Pixabay



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare bruto për shtatorin ishte 2 580 leva (1 319.13 euro)

Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2 580 leva. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, paga mesatare mujore u rrit me 12.0%, ku..

botuar më 25-11-16 7.20.PD

Kompanitë bullgare të “Lukoil” morën licencë të veçantë nga Mbretëria e Bashkuar

Të premten, 14 nëntor, Britania e Bashkuar lëshoi ​​një licencë të veçantë që u lejon bizneseve të vazhdojnë të punojnë me dy degë bullgare të kompanisë ruse të naftës “Lukoil” të sanksionuar, raportuan Reuters dhe BNR Horizont. Licenca e përgjithshme..

botuar më 25-11-14 5.21.MD

Qeveria miratoi projektbuxhetin për vitin 2026

Qeveria miratoi projektin për buxhetin shtetëror të Bullgarisë për vitin 2026, si dhe Parashikimin e përditësuar buxhetor afatmesëm për periudhën 2026–2028. Në lidhje me vendosjen e euros më 1 janar 2026, llogaritjet janë bërë në euro me kursin zyrtar..

botuar më 25-11-13 4.26.MD