Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

A është pagëzuar Borisi I në Shqipëri?

Автор:
БНР Новини
Pagëzimi i Borisit I dhe të afërmve të tij. Miniaturë nga Kopja e Vatikanit e Kronikës së Manasijt.
Снимка: wikipedia.org

Përvjetori i 100-të i shpërthimit të Luftës së Parë Botërore (1914-1918) vë në diskutim temën për monumentet e gjetura gjatë konfliktit luftarak. Kureshtje sjell fakti me ushtarët austriakë, të cilët në fillim të shekullit të XX-të kanë zbuluar mbishkrimin e Ballshit. Përkthyer shqip nga greqishtja e vjetër në këtë mbishkrim lexohet: “U pagëzua sundimtari i Bullgarisë Borisi I, quajtur Mihal së bashku me popullin të dhënë atij prej perëndisë, viti 6374 (= 866)”

Figura e princ Borisit I (sh. IX-të – 907) lidhet me konsolidimin e popullit bullgar i cili në atë periudhë është përbërë nga sllavë dhe protobullgarë paganë. Gjatë sundimit të Borisit I Bullgaria është konventuar në fenë e krishterë nga Kisha e Kostandinopojës. Sundimtari bullgar e ka kthyer atë në fenë shtetërore. Me një ngjarje aq të rëndësishme gjatë Mesjetës lehtësisht mund të spekulohet ditët e sotme.

E njëjta gjë ndodhi me mbishkrimin e Ballshit. Qyteti, pa pasur bazë historike, supozohet të jetë vendbanimi i dikurshëm bullgar Gllavinicë. Ja se çfarë thotë eksperti i historisë mesjetare të Ballkanit, Prof. Hristo Matanov nga Universiteti i Sofjes “Shën Kliment i Ohrid”.

A mund të mendohet se Gllavinica mesjetare është Ballshi i sotëm?

Kisha e re në Ballsh, dhurim nga ish kryeministri bullgar Simeon Sakskoburgotski“Mbi këtë çështje ka shumë teza, por deri tani lokalizimi i Gllavinicës nuk është e qartë. Shkencëtarët vazhdojnë ta diskutojnë atë. Nuk ka bazë historike e cila na bën të mendojmë se Ballshi është identik me Gllavinicën. Ndoshta mbishkrimin e Ballshit e ka vënë Shën Kliment i Ohrid. Së pari, për të popullarizuar kthimin e bullgarëve në fenë e krishterë në vitin 866 dhe së dyti, për të kufizuar dioqezën e vet. Me siguri nuk bëhet fjalë për mbishkrim i cili dëshmon për kufirin shtetëror. Po ashtu nuk mund të pohohet se princi Boris është pagëzuar aty. Bullgaria, ndryshe nga disa shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor si Serbia dhe Kroacia, ka pasur kryeqytet të vetë që në periudhën e Mesjetës. Në këtë lidhje Bullgaria ka trashëguar modelin bizantin. Kështu që krishterimi i familjes mbretërore bullgare më tepër ka ndodhur në kryeqytetin e atëhershëm Pliska. Është e palogjikshme që një ngjarje aq e rëndësishme të ketë ndodhur në periferinë e shtetit bullgar.”

Mbishkrimi i Ballshit nuk ka kufizuar zonën kufitare të shtetit. Shembuj për mbishkrime kufitare ka pasur gjatë sundimit të Simeonit të Madh (893-927), pra i biri i Borisit I. Këto mbishkrime kanë qenë të dyfishta, d.m.th. njëra anë i është drejtuar Bizantit, tjetra – Bullgarisë, sqaron Prof. Matanov. Mbishkrimi i Ballshit nuk duket ashtu.

Mbishkrime të tjera me tekst identik nuk janë gjetur, thotë historiani. “Kjo nuk është për t’u çuditur. Një pjesë e madhe e epigrafisë së asaj kohe është humbur ose është përdorur për ndërtime të tjera”. I tillë është rasti me mbishkrimin e Ballshit. Ai është gjetur mbi një shtyllë. Në pjesën e saj të poshtme duket epitafi në gjuhën latine i kryqëzatësit Robert de Montfort, i cili ka humbur jetën në Shqipëri në fillim të shekullit të XII-të. Mbi këtë epitaf duket mbishkrimi i Ballshit dhe pas tij është vendosur një kryq.

Çfarë është vlera e mbishkrimit të Ballshit për historiografinë?

“Mbishkrimi i Ballshit është i vetmi burim bullgar, në fakt, i vetmi monument epigrafik prej guri në të cilin përmendet krishterimi i bullgarëve. Ka dhe një shënim bullgar të vitit 907 nga shkrimtari i njohur Todor Duksov, i cili ka qenë i afërm i princit Boris. Ky autor ka shkruar se krishterimi ka ndodhur në muajin e pestë të Vitit të Qenit që do të thotë maj 866 sipas kalendarit diellor të bullgarëve. Shkencëtarët bullgarë diskutojnë pse daton viti 866, pasi burimet e shkruara bizantine dëshmojnë për një datë më të hershme.”

Në librat historike në Bullgari lexohet se bullgarët konvertohen në fenë e krishterë më 864/865. Në fakt, bëhet fjalë për kthimin e familjes mbretërore në fenë e krishterë. Sepse një popull i tërë, sqaron Prof. Matanov, nuk mund të konvertohet brenda një vit, nevojiten dy apo tre vjet. Historiani bullgar e shpjegon vitin 866 në mbishkrimin e Ballshit kështu: së pari, si përfundimi i suksesshëm i aktit të krishterimit të popullit bullgar dhe së dyti, si shtypja e kryengritjes anti-krishterë të bujarëve bullgarë kundër vendimit të princit Boris.

Në lidhje me temën ju ofrojmë të ndiqni një pjesë të intervistës me analistin politik Koço Danaj. I pyetur “Çfarë janë raportet Bullgari-Shqipëri”, zoti Danaj u përgjigj kështu:




Po të doni të dëgjoni të gjithë intervistën me zotin Danaj, klikoni këtu.

Autor: Anna Kapitanova

Fotografitë janë ofruar nga Emil Ivanov

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна