Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Nikollaj Petkov: “Malet bullgare ofrojnë mundësi të larmishme për ngjitje”

Автор:
БНР Новини

Ngjitja është një pasion. Në se vendoset një herë në zemër, mbetet aty përgjithmonë. Çfarë mundësi për lëvizje në drejtim pingul ofrojnë shkëmbinjtë në Bullgari? Për këtë po flasim me alpinistin e madh bullgar Nikollaj Petkov. Ai u pasionua pas alpinizmit në vitin e largët 1973. Ngjiti majat më të larta në 6 nga 7 kontinentet dhe majat e paprekura të Antarktidës. E ngjiti Everestin në vitin 1984, kur bëri një traversë të plotë të majës, duke e ngjitur përmes kurrizit perëndimor dhe duke zbritur  përmes itinerarit klasik nga ana e Nepalit. Prapë e ngjiti këtë majë në vitin 2004.

Снимка
“Në përmasë botërore sot ngjitja zhvillohet me ritme të shpejta. Një nga disiplinat që zhvillohen më shpejtë është ngjitja sportive – tregon Nikollaj. – Në Bullgari ka shumë objekte sportive për ngjitje. Të tilla janë Shkëmbinjtë afër qyteteve Vraca, Karllukovo, Drjanovo, Veliko Tërnovo, Lakatnik. Kjo është një pasuri e madhe e objekteve, ku ngjitësit ia vlen të shkojnë. Megjithëqë nuk janë shumë të larta, malet bullgare ofrojnë mundësi të mira për ngjitje alpine, edhe gjatë dimrit. Ka mundësi edhe për ngjitje akullore – në Skakavica të malit Rilla, në rajonin e Xhendemit Verior të malit Stara Pllanina. Mirëpo, pasi dimrat tek ne u bënë më të ngrohta, paraprakisht duhet të grumbullohet informacion, a është i mirë akulli për ngjitje.”

Emocione të këndshme dhe të paharrueshme në Bullgari mund t’i sjellin vetes edhe admiruesit e ngjitjes solo mbi ujë.

“Ky lloj ngjitje nuk është tipik për Bullgarinë, por në bregdet ka një vend të tillë, ku shkëmbinjtë janë të përshtatshme. Kështu që ngjitësit, të cilët vijnë në Bullgari, mund të pasurojnë qëndrimin e tyre këtu, duke frekuentuar detin. Ngjitja mbi ujë praktikohet në afërsi të rajoneve Kamen Brjag dhe Tjulenovo, ku formimet shkëmbore janë unike. Gjatë gushtit, kur kushtet janë më të mira për ngjitje buzë detit, ngjitësit bullgarë sipas traditës mblidhen aty.”

Shkëmbinjtë afër vendbanimit Lakatnik gjithashtu janë një rajon i preferuar nga ngjitësit bullgarë. Që nga vitet 30-të të shekullit të kaluar rajoni frekuentohet nga ngjitës. Secilit, që kalon pranë shkëmbinjve i bënë përshtypje shtëpizën e vogël të kuqe “Orlovo Gnezdo” puqurfortëmbi shkëmbinjtë me kapëse metalike. Në të mund të hyjnë tre veta të strehohen. Deri në të arrihet vetëm me litar. Ajo u ndërtua në vitin e largët 1938 me ide të ngjitësve vendor dhe të Sofjes, tregon Nikollaj Petkovi dhe vazhdon:

“Shkëmbinjtë afër Lakatnik janë rajoni më i vizituar për ngjitje. Vitet e fundit me ndryshimet klimatike dhe me rritjen e temperaturave Lakatnik është tepër i përshtatshëm për ngjitje edhe gjatë dimrit. Kohët e fundit në Bullgari u zgjeruan mundësitë për ngjitje me sektorë interesantë si Teteven – Sinjoto Kolelo, Ribarica – një sektor me forma shkëmbore. Afër qytetit Drjanovo gjithashtu ka kushte të mrekullueshme për ngjitje. Ndoshta në të ardhmen ky rajon do të fitojë një popullaritet të madh.”

Снимка
I pasur me objekte për ngjitje është edhe rajoni përreth Sofjes. Ja se çfarë shpjegon Nikollaj Petkovi:

“Shkëmbinjtë në malin Vitosha nuk ofrojnë mundësi të shumta. Por për ngjitësit nga kryeqyteti dhe për miqtë nga jashtë ky është rajoni, të cilin duhet të frekuentojnë. Edhe për gjysmë ditë aty mund të praktikohet ngjitje në të gjitha format e tij. Reznjovete janë për ngjitje alpine, Kominite dhe Ujëvara e Bojanës – janë për ngjitje sportive. Gjatë dimrit Ujëvara e Bojanës është e përshtatshme për ngjitje akullore.”

Ja dhe çfarë këshilla jep Nikollaj Petkovi për ata që bëjnë hapat e parë në këtë sport:

“Duhet të tregohet një vëmendje e madhe nga ana e alpinistëve dhe ngjitësve të rinj vitet e para. Ku në shaka, ku në të vërtet po them, se në se nuk do të vdesësh tri vitet e para, pas kësaj bëhet më vështirë. Kjo është një shaka brutale, por në të vërtetë gabimet janë kryesorja, e cila provokon incidentet në alpinizmin dhe në ngjitjen. Sa më i ri dhe pa përvojë është njeriut, aq më shumë gabime mund të bëjë. Më vonë lëvizjet automatizohen dhe shumë gjëra mësohen. Megjithëkëtë nuk është i siguruar asnjeri. Pas gabimeve vijnë rreziqet objektive. Në mal dhe nën shkëmbinjtë gurët që rrëzohen shkaktojnë shumë fatkeqësi. Kështu që njeriu duhet të jetë shumë i vëmendshëm dhe të ruhet. Vëmendja e tij duhet të jetë e zgjuar, sepse e keqja vjen papritmas.”

Në fund patjetër duhet të përmendin, se gjatë gushtit të këtij viti Komiteti Ndërkombëtar Olimpik mori vendim, që ngjitja të përfshihet në Lojërat Olimpike në Tokio gjatë vitit 2020. Shpresojmë, se në sajë të ngjitësve të tillë shpresëdhënës si Petër Ivanovi nga Sofja, i cili sivjet fitoi kupën evropiane për të rinj në kategorinë e vet, edhe Bullgaria do të arrijë të përfshihet në garën për arin olimpik.

СнимкаPërgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна