Më 27 korrik, në ditën e Fjetjes së Shën Klementit të Ohrit, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shtatë Shenjtorët – dy vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodi, krijuesit e alfabetit sllav /alfabeti glagolik/ dhe nxënësit e tyre – Klementi, Naum, Gorazd, Angelari dhe Sava. Monumenti më i vjetër, ku janë përmendur, është jetëshkrimi i parë i ruajtur i Shën Klementit, i shkruar nga Theofilakti Bullgar – Kryepeshkopi i Peshkopatës së Ohrit në fund të shekullit XI dhe në fillim të shekullit XII. Atje ai i ka quajtur “të zgjedhurit dhe korifenjtë” nga grupi i nxënësve “më të aftë”, na shpjegon prof. Svetlina Nikollova në Qendrën shkencore për mësimin e veprës së shenjtorëve Kiril dhe Metodi pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
“Klementi dhe Naumi mbeten në histori me  zhvillimin e suksesshëm të veprës së Kirilit dhe Metodit në Bullgari, duke e  shpëtuar nga harresa. Me përkrahjen e shtetit bullgar ata bëhen shtylla e  lulëzimit të kulturës bullgare me shkrim në qendrat e Pliskës, Presllavit dhe  Ohrit në fund të shekullit të IX dhe në çerekun e parë të shekullit të X. Sipas  burimeve Klementi “është pasardhës i mizëve evropianë, të quajtur nga shumë  njerëz bullgarë” dhe e ka pasuar Metodin që në moshën rinore. Klementi dhe  Gorazdi i kanë zhvilluar debatet me kundërshtarët e shërbimeve fetare sllave  pas vdekjes së Metodit. Sipas Theofilaktit, Klementi është iniciatori i  mbërritjes së nxënësve në Bullgari. Princi Boris, i cili “ka ëndërruar për “burra  të tillë”, i ka mirëpritur me nderime të mëdha, u ka siguruar kushte të mira  jetese dhe nëpërmjet tyre është mësuar të lexojë Biblën. Nga këto troje ka filluar  rruga e Klementit drejt pjesës jugperëndimore të Bullgarisë, ku ka punuar shumë  vite si mësues dhe letrar. Për shkak të veprimtarisë së tij aktive dhe  frytdhënëse ai e ka marrë njohjen e autoriteteve shtetërore. Naumi ka mbetur në  kryeqytet deri në vitin 893, ku ka zhvilluar veprimtari letrare. Kur e kanë  shpallur Klementin peshkop të parë, Naumi, i cili ka qenë prift, e ka zërë  vendin e tij si mësues për rreth 7 vjet, pas së cilës është bërë murg. Në  bregun e Liqenit të Ohrit ai e ka ndërtuar manastirin “Shën Kryeengjëlli Mihail”,  i cili sot  quhet “Shën Naumi”, ku ka vdekur më 23 dhjetor 910.  Gorazdi ka qenë në vend të  parë ndër nxënësit e Metodit. Që para se të vdesë, Metodi e ka shpallur si  trashëgimtar i tij për shkak të aftësive të tij. Në Librin e Mbretit Boril  (1207-1218) nga viti 1211, njoftohet për veprimtarinë letrare të Savës.  Angelari ka vdekur pak pas mbërritjes së tij në Bullgari.”
Gorazdi ka qenë në vend të  parë ndër nxënësit e Metodit. Që para se të vdesë, Metodi e ka shpallur si  trashëgimtar i tij për shkak të aftësive të tij. Në Librin e Mbretit Boril  (1207-1218) nga viti 1211, njoftohet për veprimtarinë letrare të Savës.  Angelari ka vdekur pak pas mbërritjes së tij në Bullgari.”
Nuk  ka të dhëna se kur ka lindur admirimi i gjithanshëm ndaj Shtatë Shenjtorëve.  Për kultet ndaj Shën Kirilit, Shën Metodit, Shën Klementit, Shën Naumit, gjykojmë  nga veprat e shkruara për datat e fjetjes së tyre gjatë shekujve IX-X.  Supozohet se Gorazdi gjithashtu është shpallur shenjtor (sipas një kalendari  nga shekulli XIV nga Polonia Jugore ai nderohet më 17 korrik). Ka supozime se  data e përbashkët e festimit të tyre është caktuar në fillim të shekullit  XVIII. Shfaqja e këtij kulti ka të bëjë me Kryepeshkopin e Ohrit Joasaf  (1719-1749), i cili ka kontribuuar për nderimin e Shën Klementit dhe të Shën  Naumit nëpërmjet një shtypshkronje në qytetin e tij të lindjes Moshopol (sot  Voskopojë, Shqipëri Jugore), në të cilën ka shtypur vepra kushtuar atyre. Për respektin  ndaj Shtatë Shenjtorëve dëshmon dhe “Shërbimi i Apostujve të Shenjtë dhe Shtatë  Iluministëve të Bullgarisë dhe Dalmacisë”, ku nënvizohet lidhja e tyre me  Bullgarinë. Që në vitin 1612 daton dhe pamja më e hershme e Shtatë Shenjtorëve,  e cila është në kishën “Shën Mëria” të Manastirit Slimniçki te Liqeni i  Prespës.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva