Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ministrja e Jashtme hodhi poshtë zgjedhjet e parakohshme

Снимка: Zyra Informative e Qeverisë

Njerëzit kanë të drejtën e protestimit, por bllokimi i tërë qytetit nuk është i pranueshëm, deklaroi në eterin e televizionit BTV Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva. Me rastin e ditës së 21 të protestave në kryeqytet dhe bllokimit të disa prej udhëkryqeve ajo tha se Bullgaria është një shtet demokratik dhe çdonjëri e ka të drejtën e protestës, por nuk pranon bllokadat dhe provat për arrestime civile.

Sipas Zaharievës shoqëria civile është një prej korrigjuesve të pushtetit, por tashmë njerëzit në rrugë janë më pak sesa ishin në fillim të protestave.

Është e papërgjegjshme që 6 muaj para zgjedhjeve të rregullta parlamentare të kërkohen dorëheqje. Demokracia është zgjedhje në çdo katër vjet.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени