Qëllimi i miratuar për zvogëlimin e gazrave të serës me 55% deri në 2030 e vë Bullgarinë në një pozitë të vështirë, tha Presidenti Rumen Radev duke hyrë në Këshillin Evropian në Bruksel. "Në këtë situatë mundësitë e Bullgarisë për manovrim janë jashtëzakonisht të kufizuara. Prandaj, ne do të këmbëngulim për të marrë parasysh specifikat e shteteve të veçanta dhe startin e ndryshëm të vendeve anëtare. Do të insistojmë gjithashtu për futjen e masave të cilat ta mbrojnë konkurrencën dhe ta sigurojnë tolerancën sociale të tranzicionit të gjelbër, " tha ai.
Me rastin e diskutimit të certifikatës unike për Covid-19, Radev tha se dokumenti nuk duhet të krijojë pengesa dhe detyrime të reja dhe të çojë në diskriminimin e qytetarëve evropianë.