Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ribotimi i certifikatave për Covid-19 fillon më 4 qershor

Снимка: BGNES

Të gjithë qytetarët që tashmë disponojnë certifikatë për ciklin e plotë të vaksinimit kundër Covid-19 do të jenë në gjendje ta ribotojnë falas dokumentin në fjalë në formatin evropian në faqen e internetit të Sistemit Kombëtar të Informacionit Shëndetësor, në seksionin "Unë dhe familja ime". Ata do të mund të shkarkojnë dokumentin pa pasur një nënshkrim elektronik të kualifikuar. Pritet që kjo të jetë e mundur nga 4 qershori 2021, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Për të marrë formatin e ri evropian, qytetarët që tashmë kanë certifikatë do të duhet të fusin numrin e tyre personal, numrin e kartës së identitetit dhe numrin e njërës prej dy vaksinave të përshkruara në dokumentin e vjetër.

Shtetasit e huaj do të duhet të plotësojnë përkatësisht numrin personal të të huajit dhe numrin e dokumentit për qëndrim të përhershëm në Bullgari. Sistemi do të lejojë shkarkimin e dokumentit vetëm nëse të gjitha të dhënat e futura janë plotësuar në mënyrë korrekte.


БНР подкасти:

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна