Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Burgas tashmë është në hartën e turizmit urban në Bullgari

Qyteti do të jetë organizator i një Fundjave kushtuar Peshkut nga 10 deri më 12 shtator

Снимка: arkiv

Një sezon i suksesshëm veror turistik evidentojnë në qytetin e bregdetit jugor Burgas. “Dhe nëse deri më tani ishte më shumë një pikënisje për pushuesit në bregdetin jugor të Detit të Zi, tani mund të themi kategorikisht se ne jemi një qytet i preferuar turistik”, tha para BNR Burgas Radovesta Stjuart, drejtoreshë e ndërmarrjes komunale “Turizëm” në Bashkinë e qytetit Burgas. Sipas saj që nga ky vit qyteti u bë një destinacion për turizmin e fundjavës, por ka edhe pushues të cilët e zgjodhën “kryeqytetin e bregdetit jugor të Detit të Zi për pushimet e tyre verore. Ata që udhëtojnë me fushues drejt pushimoreve përgjatë vijës jugore bregdetare të Detit të Zi që nga kjo verë kanë mundësi të ndalen në njërën prej katër lokacioneve për fushues në Burgas dhe të njihen me qytetin i cili disa herë qëndroi në krye të klasifikimit për “qytetin më të mirë për të jetuar në Bullgari”.

Ishulli Shën Anastasija

Përveç çmimeve konkurruese për pushim, përparësi janë edhe atraksionet vendore. Ishulli Shën Anastasija i cili mund arrihet me një anije të organizuar nga bashkia, këtë vit do të ketë një frekuentim rekord, tha Radovesta Stjuart. Destinacioni tjetër atraktiv është qyteza e peshkatarëve Çengene Skele, gjithashtu edhe kompleksi turistik “Aqua Calide”, i cili zbulon historinë e burimeve minerale në ato troje që në kohën romake etj..

Radovesta Stjuart

Turistët bullgarë e pëlqejnë Burgasin për festivalet, por ka interes serioz edhe ndaj ushtrimit të një sërë sportesh. Sportet ujore tërheqin në qytet shumë adhurues, shton edhe Radovesta Stjuart. Ajo theksoi se kajt sërfi (kite surf)i gëzon një interes të jashtëzakonshëm. Tërheqës për turistët janë edhe fundjavat tematike, të cilat Bashkia organizon këtë verë. Të dhënat tregojnë se shumë mysafirë tërhoqi Fundjava kushtuar Midhjes në fund të qershorit. Gjellët me midhje të Detit të Zi janë pjesë e traditës së kuzhinës së qytetit Burgas dhe gjatë Fundjavës kushtuar Midhjes pjatat me këtë delikatesë ofroheshin në të gjitha restorantet e qytetit, madje në ishullin aty pranë Shën Anastasija mund të shijoheshin midhjet të pjekura në një teneqe.

Tani me padurim pritet edhe Fundjava kushtuar Peshkut, e cila do të mbahet nga 10 deri më 12 shtator.

Lajmet e fundit nga Burgas kanë të bëjnë me qëllimin e investimit të një kompanie të madhe bullgare, e cila është një udhëheqëse botërore në krijimin dhe ndërtimin e mureve për ngjitje dhe impianteve të atraksionit. “Parashikohet që ky objekt të krijohet në afërsi të bazës së kuajve dhe Festivalit të Skulpturave prej Rëre. Atje njerëzit do të jenë në gjendje të shohin bukurinë e kripërave të Burgasit nga lart”, shpjegoi Radovesta Stjuart.

“Pema”, siç quhet atraksioni, është përpunimi më mbresëlënës i “Uoltopija”, i cili do të krijohet për herë të parë në vendlindjen e kompanisë. Objekti është me përmasa të mëdha dhe me lartësi nga 26 metra. Ai përfshin një park litarësh me pengesa dhe mure ngjitjeje për fëmijët, të cilat kombinohen në mënyrë harmonike me formën e bukur të një peme gjigante. Kompania ka ndërmend të ndërtojë dy atraksione të tilla në Bullgari dhe njeri prej tyre do të jetë në Burgas, me një investim prej gati 2 milion leva.

Sipas materialeve të Stefka Bakërxhieva, BNR – Burgas

Redaktore: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv, BNR – Burgas, Ani Petrova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени