Mjekët nga qendrat kombëtare të urgjencës dhe repartet Covid në mbarë vendin protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata ngulin këmbë për një rritje prej 40% të pagave, për përfshirjen e punës së tyre në kategorinë më të lartë të pensionimit dhe për një shpërndarje më të drejtë të pagesave shtesë në luftën kundër Covid. Këtë e bëri të ditur për BNR një prej organizatorëve, Dr. Ivo Georgiev nga Vidini.
Në të njëjtën kohë, u organizua akoma një protestë në të njëjtin vend - kundër aplikimit të certifikatave të gjelbra për Covid-19 më 21 tetor. Protesta kundër certifikatës së gjelbër ka gjithashtu para inspektorateve shëndetësore regjionale në Varna, Burgas dhe Veliko Tërnovo.