Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Certifikatat e gjelbra dhe biznesi në Bullgari

Снимка: BGNES

Ka skaduar shtyrja e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë në fund të javës së kaluar për marrjen e certifikatës së gjelbër. Që sot pa këtë dokument do të hyhet vetëm në dyqanet ushqimore, bankat, farmacitë, institucionet shtetërore dhe për vizitë tek mjeku. Për të gjitha vendet e tjera në të mbyllur, ku mund të ketë një grumbullim më të madh të njerëzve, certifikata është e detyrueshme si për nëpunësit, kështu dhe për vizituesit. Shkelësit tanimë do të gjobohen.

Të pakënaqurit nga masat e reja pritet që të protestojnë dhe sot në qytete të ndryshme të Bullgarisë. Motivet bazë- kufizimi i të drejtave njerëzore dhe frikësimet prej reagimeve anësore të vaksinës. Pavarësisht nga kjo gjatë ditëve të fundit po vihet re një interes i rritur ndaj vaksinimit, por shumë njerëz komentojnë se kanë qenë të detyruar ta bëjnë, që të mund të ruajnë vendin e tyre të punës.

“Kërkesa e një certifikate të gjelbër i zgjidh duart e punëdhënësve për një presion të fshehur mbi infermieret. Nga ana e tyre ka edhe kërkesa për t'u larguar.Ky presion cenon të drejtat themelore kushtetuese” - vuri në dukje në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare infermierja Maja Ilieva, kryetare e Sindikatës së infermiereve bullgare dhe organizatore e protestave në sektor. Sipas fjalëve të saj, fakti se në Evropë personeli mjekësor është i detyruar të vaksinohet, nuk do të thotë se kjo është gjë e drejtë.

Maja Ilieva

Certifikata e gjelbër është më tepër mjet, me të cilin të mund të matet se deri ku ka arritur mbulimi i vaksinimit të popullsisë. Ai duhej të zhvillohej në sfondin e testimit në masë falas për të gjithë të tjerët, të cilët në bazë të shkaqeve të tyre nuk kanë dëshirë të vaksinohen, ose fare shpejt kanë qenë të sëmurë - komenton avokatja mbi të drejtën mjekësore Maria Petrova:

Maria Petrova

“Njerëzit duhet të dinë se asnjë nuk mund të pushohet nga puna, vetëm sepse nuk ka paraqitur një certifikatë të ngjashëm. Por, këtu vjen pyetja, nëse nuk na lejohet të jemi në vendin tonë të punës,  a bëhemi të vetë-përjashtuar ? Nevojitet rekomandim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, për t’u ditur praktika për reagim gjatë rasteve të tilla të ngjashme. Tani për tani vendimi është që ata të nxirren në pushim pa të drejtë rroge, që nuk është gjëja më humane e cila mund të ndodhë.”

Mënyra në të cilën u vendosën këto masa është mjaft e dënueshme, meqenëse prek të drejtat dhe interesat e një rrethi të gjerë të qytetarëve dhe të personave juridik, pa një afat të arsyeshëm për t’u përshtatur me situatën e re - është mendimi i juristit, doktor mbi të drejtën kushtetuese Borisllav Cekov:

Borisllav Cekov

“Nga ana tjetër, kjo masë duket pothuajse e parealizueshme, sepse shteti nuk është në gjendje të mund të realizojë një kontroll sistematik mbi mijëra objektet e ndryshme. A monitorohen deri në çfarë mase certifikatat e paraqitura u përkasin personave përkatës dhe të tjera. Asnjë jashtë policisë nuk mund të kërkojë tregimin e kartës së identitetit nga qytetarët” - mendon vet ai, por shton se një dënim i shtetit në gjykatën në Strasburg është jo realiste, pasi tani është e mundur që çdo vend të marrë një vendim sovran për të futur lloje të ndryshme masash për të luftuar pandeminë, duke përfshirë vaksinimin e detyrueshëm.

“Rreth 45-50% prej krijuesve bullgar janë të vaksinuar” - deklaroi në një intervistë të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i Lidhjes së Artistëve në Bullgari Hristo Mutavçiev.

Hristo Mutavçiev

“Kjo certifikatë e gjelbër i ngatërron planet për shfaqjet teatrale sepse ka bileta të shituara për muaj të tërë përpara. Dhe meqenëse nuk pronësojnë një certifikatë të gjelbër, një pjesë e madhe e njerëzve duan që t’i kthejnë biletat dhe të marrin paratë e tyre mbrapsht.”

“Këto certifikata mbase nuk janë të këqija, por njeriu duhet të ketë të drejtën e një zgjedhjeje personale”, komenton zëvendës-kryetari i Shoqatës së Hotelierëve dhe të Pronarëve të Restoranteve në Bllagoevgrad Vasil Dimitrov kërkesën për punëdhënësit në industri për të vaksinuar punëtorët dhe klientët.

Vasil Dimitrov

Sipas tij shteti ka humbur mundësinë  të zhvillojë një fushatë aktive gjatë verës për të motivuar njerëzit që të vaksinohen. Në vend të kësaj ka lulëzuar anti-vaksinimi duke çuar në vështirësi aktuale në industri të ndryshme, meqenëse duhet të bazohen vetëm tek klientët të cilët janë vetëm 20% nga popullsia bullgare.

Udhëheqësi i shtetit Rumen Radev e përcaktoi si të papranueshme që njerëzit, të cilët në bazë të shkaqeve të ndryshme nuk duan të vaksinohen të paguajnë afro 80 levë në javë, që të bëjnë teste të shpejta, si pasojë të cilës pajisen me një dokument i cili është i vlefshëm për 48 orë. Në një takim me ministrat në detyrë gjatë fundjavës, kreu i shtetit mbështeti masat, por bëri thirrje për organizimin dhe furnizimin e nevojshëm të testeve falas. Kështu punonjësit do të duhet ta paguajnë vetëm manipulimin.

Redaktor: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, Facebook /avokatja Maria Petrova


БНР подкасти:

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени