Në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme në Bruksel, Bullgaria rikonfirmoi veton e saj për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Me këmbënguljen e Bullgarisë, Këshilli konfirmoi se zbatimi i plotë i Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit nga viti 2017 ndërmjet Sofjes dhe Shkupit është pjesë e procesit të anëtarësimit.
Ambasadori Rumen Aleksandrov shprehu gatishmërinë e Bullgarisë për vazhdimin e dialogut të drejtpërdrejtë me Shkupin për zgjidhjen e problemeve të akumuluara. Bullgaria mbështeti kornizën negociese dhe thirrjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Sofja mbetet e angazhuar me perspektivën evropiane të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.