“Më vjen shumë keq që jam në karantinë, sepse me kënaqësi do të shkoja të bisedoja me njerëzit në shesh.” Këtë e deklaroi kryeministri Kirill Petkov lidhur me protestën e organizuar nga partia “Vëzrazhdane” (“Ringjallja”) para godinës së Kuvendit Popullor. Sipas Petkovit, ai e respekton të drejtën për të protestuar, pasi edhe vetë si qytetar ka marrë pjesë në një sërë demonstratash. “Disa nga protestuesit nuk besojnë në masat, nuk besojnë në Covid-19”, tha ai dhe u ofroi të takohet me ta të premten, kur do të jetë jashtë karantinës për të diskutuar një model të ri për tejkalimin e valës së ardhshme, njoftoi bTV.
Kryeministri ishte kategorik se certifikata e gjelbër nuk do të revokohet, dhe shprehu shqetësimin se spitalet nuk do të disponojnë kapacitet për të përballuar një numër më të madh të infektuar me koronavirus.
Ai tha se nëse më shumë se 80 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zëna, do të duhet të merren masa shtesë.