Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po shtohet numri i rasteve të aksesit të pareglamentuar në informacion të klasifikuar në Bullgari

“Gjatë vitit të kaluar janë konstatuar 35 raste të aksesit të pareglamentuar, që është një fakt shqetësues në sfondin e 9 rasteve gjatë vitit 2008 – tha kryetarja e Komisionit Shtetëror për Sigurinë e Informacionit Cveta Markova
Foto: BGNES
I krijuar gjatë vitit 2002 si një pjesë e përgatitjes për anëtarësimin e Bullgarisë në NATO dhe BE, Komisioni Shtetëror për Sigurinë e Informacionit duhet të ushtrojë një kontroll civil mbi shërbimet e sigurimit dhe rendit publik për ruajtjen e informacionit të klasifikuar. Komisioni ka lidhur 28 marrëveshje për shkëmbim të informacionit të tillë me shtete të tjera. Ai ka një rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe një kontribut të madh për përgatitjen e Shqipërisë dhe Kroacisë për anëtarësim në NATO, si edhe për aderimin e ardhshëm të Malit të Zi në Aleancë. Por raporti i fundit i Komisionit Shtetëror për Sigurinë e Informacionit shënon një tendencë shqetësuese:

“Gjatë vitit të kaluar janë konstatuar 35 raste të aksesit të pareglamentuar, që është një fakt shqetësues në sfondin e 9 rasteve gjatë vitit 2008 – tha kryetarja e komisionit Cveta Markova. – Në parim aksesi i pareglamentuar është lidhur me persona që kanë pasur të drejtën e aksesit në dokumente sekrete në zbatim të detyrës së tyre.”

Bëhet fjalë për katër herë më shumë raste në krahasim me vitin 2008. Kjo rritje mund të ketë lidhje me faktin se gjatë vitit 2009 në Bullgari u zhvilluan zgjedhje parlamentare dhe si zakonisht atëherë përhapen kompromate. Le të rikujtojmë skandalin me skedën e humbur të ish kryeministrit Sergej Stanishev, si edhe thashethemet për një “arkiv sekret privat” të oficerit nga Agjencia Shtetërore e Sigurimit Kombëtar Aleksej Petrov, kundër të cilit po zhvillohet një hetim.

Shkeljet më të shpeshta janë lidhur me humbjen e informacionit. “Afro gjysma e rasteve të aksesit të pareglamentuar janë lidhur me humbjen e informacionit të klasifikuar – sqaron zonja Markova. – Kjo nuk do të thotë asgjësim fizik. Fjala është për një hipotezë, në të cilën është shkelur raportimi i dokumenteve.”

Sipas raportit të Komisioni Shtetëror për Sigurinë e Informacionit nuk ka raste, në të cilat është kërcënuar siguria dhe sovraniteti i shtetit. Sipas zonjës Markova duhet të bëhen përpjekje për ndryshim të parimeve morale dhe etike të personave që kanë akses në informacion të klasifikuar.

“Ky problem nuk ekziston vetëm në Bullgari, ai diskutohet dhe në të gjitha vendet anëtare të NATO-s – tha Cveta Markova. – Nuk bëhet fjalë të vëmë një kamerë që të ndjekë secilin prej nëpunësve që të mos përdorë dokumente sekrete. Duhet të ketë një bindje të brendshme se puna me informacionin e klasifikuar në të vërtetë është lidhur me interesat kombëtarë, me sigurinë dhe sovranitetin e shtetit.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anita Ekenova

Anita Ekenova: Bullgaria është atdheu i shpirtit tim, Franca – vendi ku jetoj

Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit. Para 10 vitesh, Anita së bashku me grupin folklorik që..

botuar më 25-10-17 7.35.PD

Presidenti i dha një urdhër studiuesit më të famshëm të gjuhës bullgare në Kinë, Profesor Ma Sipu

Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të parë, njoftoi zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Çmimi u dha në një ceremoni zyrtare në..

botuar më 25-10-16 9.38.PD

Si lëshohen lejet e ndërtimit dhe si ndërtimet e paligjshme bëhen të ligjshme

Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..

botuar më 25-10-15 7.30.PD