Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partneriteti midis autoriteteve vendore dhe sindikatave për zgjidhjen e problemeve sociale

Organizata Kombëtare e Bashkive në Bullgari dhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Partneriteti midis dy organizatave gjatë viteve të fundit dha mundësi që të zgjidhen një varg problemesh sociale në nivel vendor dhe është shumë i rëndësishëm në kohën e krizës. Përpjekjet e përbashkëta garantojnë ruajtjen e paqes sociale në vend, e cila nuk është stabile gjatë krizës. Shembujt për tension social janë shumë afër, në vendet fqinja të Bullgarisë. Bashkëpunimi midis dy organizatave është mbi çështje kyçe që kanë të bëjnë me vendet e punës, kualifikimin profesional, arsimin, shëndetësinë. Ai realizohet si në këshillat e bashkëpunimit trepalësh (autoritetet bashkiake, punëdhënësit dhe sindikatat), ashtu edhe në këshillat pranë zyrave vendore të punës, në komisionet bashkiake për kushtet e punës dhe në të gjitha organet e tjera në nivel vendor, të cilat kanë rëndësi për zhvillimin e regjioneve.

Aktualizimi i ardhshëm i buxhetit të shtetit shkaktoi shqetësime edhe te sindikatat, edhe te autoritetet vendore. Sipas bashkive, shkurtimet në administratat bashkiake do të jenë një goditje mbi mundësitë e tyre të drejtojnë pronën bashkiake dhe të përvetësojnë mjetet e fondeve evropiane. Sipas zotit Plamen Dimitrov, nënpresident i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, në diskutimin e buxhetit të vitit të ardhshëm Organizata Kombëtare e Bashkive dhe sindikatat do të shprehin një pozitë të përbashkët. Të përbashkëta do të jenë dhe veprimet e tyre në mbështetje të tregut të punës dhe për pakësim të papunësisë në nivel regjional. Plamen Dimitrov dha disa shembuj për bashkëpunim konkret:

“Me iniciativë të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari filloi një projekt në nivel vendor me Bashkinë e Dobriçit dhe vendpushimin detar Albena. Bëhet fjalë për stazh të 300 të rinjve, të cilët mbarojnë shkollën. Ky do të jetë një stazh tremujor gjatë stinës turistike. Shpenzimet e tyre do të paguhen në kuadër të Planit kombëtar të punësimit, kurse vendpushimi Albena do të sigurojë kushtet e tjera.”

Një projekt tjetër realizohet me Bashkinë e Plovdivit dhe Organizatën e zanatçinjve. Sipas tij 70 të rinj të papunë përvetësojnë zanate të ndryshme. Në saje të bashkëpunimit midis autoriteteve vendore, Kryeinspektoratit të Punës dhe sindikatave u zgjidh konflikti për ndërtimin e autostradës “Ljulin” pranë kryeqytetit. Atje kompania turke “Mapa Çingiz” kishte shkelur të drejtat sociale të punonjësve bullgarë.

Autoritetet vendore dhe sindikatat janë në bazën e ruajtjes së paqes sociale në shumë bashki nëpërmjet nënshkrimit të 210 kontratave kolektive të punës me punëdhënësit. Bashkëpunimi i tyre shprehet dhe në 50 marrëveshje regjionale me investitorët në nivel vendor, të cilët u angazhuan të aplikojnë në veprimtaritë e tyre praktikat e mira të përgjegjësisë sociale korporatave. Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari dhe Organizata Kombëtare e Bashkive do të jenë partnere dhe në përpjekjet për përsosje të Ligjit për tatimet dhe taksat vendore dhe të dokumenteve të tjera, të cilat të rrisin të ardhurat e bashkive. Në qytetin Smoljan të Bullgarisë së Jugut do të kërkohet mënyrë të rriten mjetet e shkollave bashkiake, si edhe të përmirësohet standardi i jetesës në institucionet sociale. Synimi është që nëpërmjet partneritetit të ruhen disa shërbime sociale dhe shëndetësore.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD