“Për Greqinë është një nder të marrë kryesinë e rotacionit nga Bullgaria dhe të trashëgojë këtë traditë të suksesshme” – tha zëvendësministri i punëve të jashtme i Greqisë Spiros Kuvelis. “Besoj se zhvillimi ekonomik i rajonit tonë ka një rëndësi kyçe për kapërcimin e krizës ekonomike – shtoi ai. – Regjioni ka një potencial të madh – natyrë, energji, resurse njerëzore. Kjo do të na mobilizojë të punojmë për një të ardhme më të mirë për njerëzit në regjion” – tha Kuvelis dhe shtoi se ndër projektet e rëndësishme të kryesisë greke do të jetë kthimi i Detit të Zi në një det ekologjik në shpirtin e prioritetit evropian për luftim të ndryshimeve klimatike.
“Turqia është ndër vendet themeluese të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi – tha Nihat Ergun. – Në fillim qëllimi ishte të vlerësojmë potencialin ekonomik të rajonit të Detit të Zi dhe të forcojmë bashkëpunimin midis shteteve dhe ne e arritëm. Sot SHBA, BE, Japonia e konsiderojnë shumë të rëndësishme këtë nismë. Kjo tregon se Bashkëpunimi i Detit të Zi është bërë një organizatë e rëndësishme me institucione të ndërtuara dhe ndikim në rajon. Sot organizata zbaton projekte të rëndësishme që do të forcojnë mirëqenien, stabilitetin dhe paqen në rajon. Një shembull i mirë është projekti për Rrethin e magjistraleve. Në territorin e vet Turqia tashmë përfundoi një pjesë të madhe prej tij. Projekti do të gjallërojë tregtinë në rajon dhe do të rritë qarkullimin e mallrave. Dëshirojmë që ai të koordinohet nga Stambolli. Qëllimi është që të gjitha rrugët tokësore dhe hekurudhore të integrohen me transportin detar që të arrihet një rritje e transportimit të mallrave dhe shërbimeve.” Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet: “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni..