Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita fotografike “E egra” paraqet nga afër botën e kafshëve

Foto: Grisha Grigorov dhe Shoqata e gjuetarëve dhe peshkatarëve në Bullgari
Kuadro autentike nga bota e egër e “Pusit të ftohtë” – një rajon për rritje kafshësh të egra afër Kërxhalit tërhoqi vëmendjen e dhjetëra vizituesve në sallën e ekspozitave të Agjencisë shtetërore “Arkiva” në rrugën “Moskovska” 5 në Sofje. Ekspozita fotografike i është kushtuar përvjetorit të 115 të krijimit të revistës “Gjuajtje dhe peshkim”. Fotografitë e ekspozuara janë të Javor Popovit, Grisha Grigorovit, Petko Jonçevit, Borisllav Danovit dhe Julian Bozhillovit, anëtarë të Akademisë Bullgare të Fotografisë. Fotografitë paraqitin botën e egër të kafshëve dhe një qëndrim krejt të ndryshëm ndaj saj.

“Në saje të rrugës së ndërtuar me gjatësi 7 kilometra, “Pusi i ftohtë” u bë një vend, ku mund të shkojë çdonjëri – shënoi gjatë inaugurimit të ekspozitës Joto Pacov – drejtues i Shtëpisë botuese “Nasluka” (“Sukses”) pranë Shoqatës kombëtare të peshkimit, dhe kryeredaktor i revistës “Gjuajtje dhe peshkim”. Po ndërtohen dhe pajisje të tjera, që të zgjerohen mundësitë për turizëm në rajon, i cili në saje të veprimtarisë sonë u bë një objekt i jashtëzakonshëm për foto – turizëm.”

Një prej autorëve të fotografive Grisha Grigorov mendon se pikërisht kjo është mënyra e komunikimit me botën e egër. Ai nuk ka qenë gjahtar deri tani dhe është kategorik se nuk do të jetë kurrë, sepse preferon t’i fotografojë kafshët të gjalla. “Gjithmonë më ka pëlqyer të jem ndër natyrën e egër dhe në fakt kuptohem më mirë me kafshët, sesa me njerëzit – thotë ai. – Është e vështirë vetë pritja. Nuk është e lehtë të rrish tërë ditën, që të bësh një kuadër, në të cilin medoemos duhet të ketë dinamikë, që të shkaktojë interes. Me teknikë të mirë çdonjëri mund të bëjë kuadro statike, por që të fotografosh diçka unikale, për këtë duhet gjithashtu kësmet. Nga fotografitë e shumta në fund të fundit mbeten shumë pak.”

Fotografitë më të bukura janë ato të bëra herët në mëngjes, ose vonë pasdreke, shpjegon fotografi. Kafshët janë shumë të ndjeshme dhe lëvizja më e vogël mund t’i trembë. “Duhet të kemi parasysh sjelljen dhe shprehitë e tyre dhe të mos u futim frikë.”

“Lëvizjet duhet të jenë shumë të ngadalta. Së pari duhet të fshihemi shumë mirë. Kafshët menjëherë kuptojnë se ku është rreziku. Në shumicën e rasteve ato e dinë se ku është fotografi, por ndiejnë se ai nuk përbën rrezik për to. Por nga gjahtarët gjithmonë ikin. Pasi na shohin, presim, që të qetësohen dhe pastajmë bëjmë fotografinë e parë, presim që të mësohen me fotoaparatin dhe pastaj vazhdojmë. Unë personalisht nuk kam optikë të gjatë dhe preferoj të jem sa më afër kafshës.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hulumtimi i INSAIT mbi krijimin e sistemeve të IA-së nderohet në një forum global

Një studim nga INSAIT (Instituti për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë) në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit” u nderua si një artikull kryesor në një nga ngjarjet më prestigjioze në botën e inteligjencës..

botuar më 25-10-08 2.54.MD

Njohje e madhe për të rinjtë në shkencat kompjuterike përmes çmimit presidencial "John Atanasoff"

Dymbëdhjetë mendje të bukura të reja të Bullgarisë u nderuan nga Presidenti Rumen Radev në një ceremoni të veçantë, ku u ndanë çmimet vjetore "John Atanasoff". Eventi u zhvillua dy ditë pas ditëlindjes së shpikësit të shquar me origjinë bullgare..

botuar më 25-10-08 7.10.PD

Dhoma e Arkitektëve: Ndërtimi i pakontrolluar dhe mosveprimi institucional janë shkaku i përmbytjeve

Përmbytjet e radhës në bregdetin e Detit të Zi janë rezultat i ndërtimit të pakontrolluar, mjedisit natyror të shkatërruar dhe mosveprimit institucional, thuhet në një deklaratë nga Dhoma e Arkitektëve në Bullgari. Sipas organizatës profesionale,..

botuar më 25-10-07 4.40.MD