Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fjetja e Shën Joan Rilski – Çudibërësi

Më 18 gusht Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Shën Joan Rilski – Çudibërësi. Ai është tutori dhe mbrojtësi i shenjt i Bullgarisë, i cili në shekullin e X themeloi Manastirin e Rilës, që është manastiri më i madh bullgar. Një prej detyrave kryesore të shenjtorit ishte të predikojë besimin e krishterë ndër popullin bullgar, i cili ishte pagëzuar në shekullin e IX. Shën Joan Rilski ishte edhe themelues i murgërisë së organizuar në trojet bullgare .Shpejt pas vdekjes së tij ai ishte kanonizuar si shenjtor dhe atëherë ishin krijuar shërbesat e para t`i kushtuara jetës së tij. Priftërinjtë kanë krijuar dhe një tropar të posaçëm, i cili këndohet në tre festat e mëdha të përvitshme, t`i kushtuara shenjtorit.

Në jetëshkrimin e Shën Joan Rilskit, shkruar në shekullin e XIV nga Patriku bullgar Evtimij, lexojmë, se murgu eremit ka lindur në vitin 876 në fshatin e vogël Skrino, që gjendet në krahinën e Sredecit, ky qytet Sredec (emri i vjetër i Sofjes), i cili është një prej qyteteve më të njohura në kufijtë e Evropës. Pas vdekjes së prindërve të tij, pronën e të atit Joani ia fali njerëzve të varfër dhe kërkoi vetmi në manastiret e afërta – në malin e Vitoshës dhe pastaj edhe në malin e Rilës. Si murg mësoi Shkrimin e Shenjt dhe pastaj iku nga manastiret dhe jetoi si eremit në kushtet e rënda të malit- duke bërë kreshma të përhershme dhe duke iu lutur Zotit ditë e natë. Barinjtë dhe gjahtarët përhapën famën e tij dhe tek ai vinin njerëz nga larg qe ti bekoj, ti mësojë dhe ti mjekojë. Shën Joani i këshilloi ithtarët e tij të shumtë të ndërtojnë një manastir, të cilit ai iu bë igumen në vazhdim të 10 vjetëve.. Kur ndjeu se po afrohet fundi i jetës së tij Shën Joani iku nga manastiri dhe vdiq jo larg tij në moshë 70 vjeç më 18 gusht të vitit 946. Në vitet 60 të shekullit të X ishin gjetur lipsanët e tij të paprekura nga koha, të cilët edhe sot e kësaj dite ruhen në Manastirin e Rilës, ku besimtarët bëjnë homazhe.

Kujtimi i Shën Joan Rilskit nderohet në tërë botën orthodhokse dhe të gjithë janë të një mendimi se ky është Engjëlli i Kishës bullgare. Besimtarët nga kishat ortodokse fqinje - kisha serbe dhe ajo greke, vijnë në Manastirin e Rilës për t’i bërë homazhe shenjtorit bullgar. Kujtimi i tij nderohet solemnisht edhe në Rumani, Ukrainë dhe Rusi, ndërsa kohët e fundit ikona e Shën Joan Rilskit vizatohet krahas shenjtorëve ekumenikë në disa prej ikonostaseve të kishave të reja greke, ruse ose bullgare në SHBA dhe Australi. Përpara disa vjetëve Sinodi i Shenjt i Kishës Orthodhokse Bullgare një pjesë të vogël prej lipsanit të Shenjtorit të Rilës ia dhuroi Manastirit rus të vajzave i cili mban emrin e tij. Atje çdo ditë murgeshat shërbejnë Akatist – lutje të posaçme ti kushtuara Shën Joan Rilskit - Çudibërësi. Një pjesë tjetër prej lipsanëve të tij - dora ruhet në një ishull grek dhe është burim i shërimeve të shumta.

Shën Joan Rilski i la ithtarëve të tij një Amanet me shkrim, i ruajtur dhe i trashëguar nga murgjit e Manastirit të Rilës. Sipas Çudibërësit të Rilës më e rëndësishme është qe njeriu të besoj dhe të respektojë Urdhrat e Zotit dhe të jetojë sipas Ligjit të Zotit. Shenjtori shkruan se lakmia dhe grumbullimi i pasurisë nuk është më e mirë për njeriun- përkundrazi – kjo e largon nga jeta shpirtërore. Në këtë kuptim Amaneti i tij vlen dhe për të gjithë bullgarët e sotëm që dëshirojnë të jetojnë në atmosferë shpirtërore. Prandaj dhe Manastiri i Rilës i themeluar nga Shën Joani mbetet edhe sot e kësaj dite mbështetje për bullgarin. Gjatë ekzistencës së tij 10 shekullore Manastiri nuk e ka ndërprerë për asnjë çast veprimtarinë e tij dhe shërbesat në të gjithmonë janë zhvilluar në gjuhën sllavo-kishtare, ndërsa predikimet në gjuhën e gjallë bullgare.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD