Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Certifikimi i lëndës drusore – një stimul për administrimin e qëndrueshëm të pyjeve

Sistemi i certifikimit të pyjeve vendos një bilanc tepër i mirë midis kritereve ekologjike, ekonomike dhe sociale në administrimin e qëndrueshëm të pyjeve.
Foto: BGNES
Gjatë dekadave të fundit të shekullit të kaluar njerëzimi sikur papritmas zbuloi katastrofën e madhe, që do të provokohet nga prerja e pamenduar e pyjeve. Si rezultat filluan shumë përpjekje për frenimin e procesit të prerjes së pyjeve. Hapi tjetër, që u ndërmor ishte të rikthehet të paktën një pjese e sasisë së pyjeve të prera. Rol kryesor në këtë drejtim luajti Konferenca e Parë e Ambientit Rrethues dhe Zhvillimit të OKB-së, që u mbajt në vitin 1992 në Rio-de-Zhanejro. Pjesëmarrësit miratuan një plan për zhvillim të qëndrueshëm, i cili u bë baza e një sërë nismash ndërkombëtare, kombëtare dhe vendore. Njëra prej tyre ishte sistemi i certifikimit të pyjeve, që rritin në mënyrë të qëndrueshme i njohur si FSC. Ky dokument, megjithëqë u miratua në vitin 1993 edhe më sot është një nga dëshmitë më të kërkuara “të gjelbra”. Ky sistem i certifikimit vendos një bilanc tepër i mirë midis kritereve ekologjike, ekonomike dhe sociale në administrimin e qëndrueshëm të pyjeve. Më shumë hollësi për këtë certifikatë sjell Zhivko Bogdanov, udhëheqës i programit “Pyje” të filialit bullgar të Fondit Botëror të Natyrës së Egër:

“Është e domosdoshme, që të gjitha prerjet në pyll të lejojnë, që ai të rivendoset në mënyrë të natyrshme, kështu që të mbetet për brezat e ardhshëm. Është me rëndësi gjithashtu të ruhet larmia biologjike të ekosistemeve pyjore. Këtu duhet të theksojmë se edhe punëtorët duhet të kenë kushte të sigurta për punë. Krahas kësaj duhet të jenë mbrojtur edhe interesat e popullsisë krahinore.”

Vazhdimisht shtohet numri i sipërfaqeve pyjore, që marrin certifikatën për mirëmbajtjen e pyjeve në mënyrë të qëndrueshme. Sistemi i mirëmbajtjes dhe i shfrytëzimit të pyjeve FSC është i përhapur kryesisht në Evropë dhe në Amerikën Veriore. Më se 45 për qind nga të gjitha pyjet e certifikuara janë në Evropë, 35 për qind – janë në Amerikën Veriore. Në Japoni pothuajse të gjitha mallrat, që prodhohen nga lënda drusore dhe tregtohen në vend, janë të certifikuara. Me ritme të shpejta certifikohen pyjet të furnizuesve të mëdhenj të lëndës drusore siç janë Rusia dhe shumë shtete të Amerikës Latine. Shumica e shteteve evropiane dhe SHBA-ja kërkojnë certifikata ekologjike për produktet prej lëndës drusore dhe për letrën. Bullgaria mbetet mbrapa në këtë drejtim. Konkurrentë kryesorë të Bullgarisë në këtë proces janë vendet ballkanike dhe shtetet e Evropës Lindore si Polonia, Ukraina, Rusia. Në Poloni, Kroaci dhe në tri shtetet baltike janë të certifikuara të gjitha pyjet. Në Rumaninë janë të certifikuara afro një e treta e pyjeve. Rusia dhe Ukraina eksportojnë lëndë drusore kryesisht për Perëndimin, prandaj certifikimi i pyjeve është një proces tepër i zhvilluar.

Për sa i përket Bullgarisë certifikatën FSC e kanë vetëm 5 për qind nga të gjitha pyjet. Në se do të shtojmë pyjet e territoreve të mbrojtura, ku prerja ekonomike nuk lejohet, atëherë pyjet e certifikuara do të jenë përafërsisht 10 për qind nga të gjitha sipërfaqet pyjore. Ky proces avancon edhe në Bullgari, siguron zoti Bogdanov dhe shton:

“Në proces të certifikimit janë edhe 4 drejtori rajonale të pyjeve. Secila prej tyre disponon me nga 10 ekonomi pyjore, gjë që përfshin një të tretën e pyjeve të vendit.”

Letra është produkti më i njohur, i cili prodhohet nga lënda drusore. Prandaj si prodhuesit, ashtu edhe klientët tashmë shfaqin një interes të theksuar nga ku importohet dhe si prodhohet letra. Disa lloje letre me markën “eko” ofrojnë në sajtet e tyre një analizë të plotë të produktit. Lidhur me këtë Zornica Boneva – menaxhere e shitjeve në Firmën “Europapir” Bullgaria shpjegon:

“Çdo klient mund të përcaktoj ndikimin e vet mbi ambientin rrethues mbi bazë të zgjedhjes së llojit të letrës. Për shembull klienti blen 5 tona letre, në të cilën 30 për qind janë nga fije të ricikluara, është e prodhuar me energji ere dhe është e lirë nga karboni. Kalkulatori tregon, se në sajë të kësaj zgjedhjeje blerësi ruan 32 dru pylli, pengon që 42 kilogram ndotës të derdhen në uji dhe 667 kilogram plehra të hidhen në natyrë. Dhe pasi letra është e prodhuar me energji ere dhe mungon karboni në prodhimin e saj, blerësi shmang, që 5500 njësi të emisioneve të karbonit të lëshohen në atmosferë. Si rezultat i kësaj zgjedhjeje sigurohen mundësi për rritjen e 825 pemëve të reja pyjore.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Platforma e Qendrës Shkencore Kirill dhe Metodij rrit nivelin e arsimit nëpër shkolla

Një platformë elektronike arsimore, e zhvilluar nga shkencëtarë në Qendrën Shkencore Kirill dhe Metodij pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, lehtëson përfshirjen e qasjes shkencore në arsimin e mesëm. Informacioni është falas për të gjithë të..

botuar më 25-05-11 7.30.PD

Nxënësit bullgarë krijuan një lojë me një robot virtual detar për të luftuar mbeturinat

Nxënës nga Burgasi bashkuan interesin e tyre për teknologjitë dhe mbrojtjen e natyrës, duke krijuar një lojë digjitale ku një robot detar simpatik mbledh mbetje plastike e letre nga deti virtual, duke kapërcyer valë ndotjeje dhe sfida ekologjike,..

botuar më 25-05-10 9.30.PD

Bullgari feston Ditën e Evropës apo Ditën e Fitores?

Dita e Evropës apo Dita e Fitores? 8 apo 9 maj? Përballemi vazhdimisht me tema që na ndajnë shoqërisht. Data aktuale, 9 maji – fitorja mbi Gjermaninë naziste më 1945 në Luftën e Dytë Botërore, gjithashtu shkakton debate çdo vit. Duhet të..

botuar më 25-05-09 2.30.MD