Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aftësia blerëse e bullgarëve – studim krahasues evropian

Megjithë festave të fundvitit Qendrat e madhe tregtare mbeten me pak klientë
Foto: Tanja Harizanova

Pse standardi i jetës së bullgarit dallohet nga standardi i evropianit. Ekspertët e Institutit të Ekonomisë së Tregut GfK evidentuan, se aftësia blerëse e bullgarëve për vit është 2681 euro për frymë të popullsisë, përderisa për evropianët ajo është 14202 euro. Si rezultat i krizës ekonomike dhe financiare tregjet evropiane u stagnuan. Megjithatë në vendet anëtare të BE-së u regjistrua rritja e konsumimit me 2 për qind. Tendencat në Bullgari nuk janë të tilla. Gjatë këtij viti konsumimi u ul me afro 8 për qind. Sipas të dhënave të studimit, Lihtenshtajni është vendi, ku standardi i jetesës është më i lartë, ndërsa aftësia blerëse e popullsisë atje është përafërsisht 50 mijë euro për vit. Në treshen e parë janë edhe Zvicra dhe Luksemburgu. Bullgaria vështirë mund të radhitet ndër liderët në Evropë, ku ka tradita shumëvjeçare në ekonominë e tregut. Shteti ynë zë vendin e 37-të në klasifikimin e përgjithshëm për BE-në dhe për shtetet e tjera të kontinentit të vjetër.

Duke folur për uljen e konsumimit, duhet të theksojmë, se Bullgaria nuk është shteti i vetëm, i cili regjistroi kufizim në kërkimin e brendshëm të mallrave dhe shërbimeve. Tendenca të tilla u regjistruan edhe në vendet me ekonomi të zhvilluara – duke filluar me liderët Lihtenshtajn dhe Zvicër, duke kaluar përmes shteteve si Gjermania, Italia, Spanja dhe duke përfunduar me vendet anëtare të reja të BE-së si Rumania, Lituania, Letonia, Sllovakia. Analizat e Institutit të Ekonomisë së Tregut nuk dallohen nga studimet e Institutit Evropian Sociologjik. Sipas të dhënave të Evrostatit, bullgari merr më pak se gjysma e të ardhurve të evropianit mesatar.

Si rezultat i kërkimit të ulur, çmimet e disa mallrave dhe shërbimeve fillojnë të rriten.

Një lajm qetësues për bullgarët përbëjnë analizat statistikore të Evrostatit. Sipas tyre, Bullgaria radhitet në një nga vendet e para në mbarë BE-në me çmimet më të ulëtat të produkteve ushqimore dhe të pijeve. Kjo në një shkallë balancon të ardhurat e ulëta të popullsisë. Statistika tregon, se çmimi i mishit, bukës, cigareve dhe alkoolit – janë më të ulëtat në krahasim me vendet e tjera të BE-së. Megjithatë çmimet në Bullgari rriten gradualisht. Statistika evropiane pret, që gjatë këtij viti inflacioni të arrijë 2-3 për qind.

Cilat janë pasojat për ekonominë bullgare nga aftësia e dobët blerëse e bullgarit? Në radhë të parë kjo provokon pezullim të konsumimit të brendshëm. Sa më shumë kufizohet konsumimi, aq më shumë kjo ndikon mbi biznesin, i cili nuk mund të realizojë prodhimin e vet. Pasi nuk mund të shesin mallrat dhe shërbimet e veta, sipërmarrësit kufizojnë shpenzimet dhe prodhimin. Si rezultat ata shkurtojnë vendet e punës. Të ardhurat e ulëta të popullsisë ndikojnë mbi mallrat e prodhuara për konsumim të gjerë. Pasi ato nuk mund të shiten, prodhuesit kufizojnë prodhimin. Kështu mbyllet një rreth magjik. Si rezultat i kërkimit të ulur, çmimet e disa mallrave dhe shërbimeve fillojnë të rriten, që të rikthehen mjetet e investuara për prodhimin e tyre. Kështu formohet një rreth i dytë, i cili provokon inflacionin. Një indikator tjetër për aftësinë e dobët blerëse të bullgarit është frika për të ardhmen. Pasiguria dhe mungesa e besimit provokojnë bullgarët të bëjnë kursime. Në këtë mënyrë kërkohet një siguri. Dhe një vërtetim për këtë është numri rekord i depozitimeve në miliona brenda vitit të fundit në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD