Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tendenca të reja në tregun e mediave

Foto: Jana Mihajllova
Gjatë viteve të fundit politikanët gjithnjë e më shumë i përdorin mediat për qëllimet e veta politike. Sipas ekspertëve gjatë vitit 2010 varësia e mediave nga interesat korporatave dhe nga politika arriti nivele të reja. Kriza financiare dhe pakësimi i të ardhurave nga reklama janë ndër shkaqet kryesore për të cilat mediat kërkojnë mundësi të reja për financim, mendon Dobromir Zhekov nga agjencia “Market Links”.

Kryeministri Bojko Borisov është politikani, për të cilin flitet më shpesh në hapësirën publike. Këtë e tregojnë të dhënat e një studimi të informatës, e cila ofrohet në faqet e 7 përditshmeve kryesore bullgare. Kjo analizë ishte bërë nga agjencia “Market Links” dhe ishte shpallur në kuadrin e një konference të organizuar nga fondacionet “Demokracia e mediave” dhe “Konrad Adenauer”. Shpesh në faqet e gazetave shfaqen edhe emrat e të dy zëvendësministrave Cvetan Cvetanov dhe Simeon Djankov dhe të presidentit bullgar Georgi Përvanov.

Rezultatet e studimit tregojnë dhe një fenomen tjetër interesant – shumica e teksteve të botuara për qeverinë dhe për qeverisjen janë negative, por ato për kryeministrin Borisov janë tërësisht pozitive. Sipas Totka Monova, dekane e Fakultetit të gazetarisë pranë Universitetit të Sofjes, gjatë vitit 2010 informata, e cila ofrohet nga mediat dallohet nga analiza e paanshme të ngjarjeve dhe i ngjan më shumë tregimit letrar. “Mediat funksionojnë si dramaturgë, jo si analizatorë të tranzicionit. Ata prezantojnë komplote dhe ndërtojnë imazhe të heronjve ” – është e mendimit ajo.

Sipas kryetarit të Këshillit të mediave elektronike Georgi Llozanov gjatë vitit të kaluar ndodhi diçka e re: “Ambienti u ndryshua tërësisht - tha ai. – Të paktën sepse u ndryshuan lojtarët kryesorë në mediat elektronike, me të cilët gjatë kohës së tranzicionit i lidhnim investimet e huaja te ne. Tashmë informacioni nuk do të ofrohet në mënyrën, në të cilën ofrohej gjatë 15 vjetëve të fundit. Tregu i shërbimeve informative do të jetë gjithnjë e më i njëanshëm. Është tregues fakti se televizionet dhe programet e radiove që janë politematike fillojnë të zhduken. Programet do të jenë gjithnjë e më të specializuara, të drejtuara drejt një auditori. Shtypi do të humbë pozitat e veta në sajë të mediave elektronike.”

Ekspertët komentuan gjithashtu skandalin e kohës së fundit në hapësirën publike bullgare të lidhur me përgjimin e bisedave telefonike të shefit të doganës me kryeministrin Bojko Borisov, me ministra dhe deputetë. “Përgjimi filloi të kthehet në sistem të dytë të informimit dhe po ekziston rrezik që ambienti i mediave të kthehet në një “Big Brother”, është i mendimit Georgi Lozanov. Mendoj se kjo është shumë dëmtuese për publicitetin e mediave. Informata e marrë nëpërmjet përgjimit është mbledhur në kundërshtim me të drejtat njerëzore. Me siguri përgjimi mund të jetë një mjet për grumbullimin e informatës së lidhur me ndonjë krimi, por fakti i shfaqjes së kësaj informate në hapësirën publike është shumë shqetësues. Cilësia e informacionit varret edhe nga mënyra e grumbullimit të tij. Kjo do të thotë se cilësia e ambientit të mediave varret nga mënyra e grumbullimit të informacionit. Ai duhet të mblidhet sipas standardeve të përcaktuara etike.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryetari i

“Shoqata për Identitetin Bullgar” u regjistrua në Shqipëri

“Shoqata për Identitetin Bullgar” e sapokrijuar u prezantua më 3 tetor në Ambasadën e Bullgarisë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Shoqata u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në gjykatë më 24 shtator 2024 me adresë në qytetin e Tiranës,..

botuar më 24-10-14 7.15.MD

Të mbijetosh vështirë, apo si të plakesh me dinjitet me një pension bullgar

Pensionistët bullgarë jetojnë në kushte që nuk i lejojnë ta shijojnë plotësisht pleqërinë, ndryshe nga moshatarët e tyre në vendet më të zhvilluara, thotë psikiatri dr. Vlladimir Simov, i cili prej shumë vitesh e ushtron profesionin e tij jashtë..

botuar më 24-10-14 7.20.PD

Fantazitë e kungujve në Sevlievo

Sevlievo është "mbretëria e kungujve". Fruta e shijshme rritet me bollëk në këtë pjesë të Bullgarisë Veriore. Jo rastësisht vendasit i kanë kushtuar një festival të veçantë, i cili zhvillohet në kuadër të panairit vjeshtor të Sevlievos. Këtë vit..

botuar më 24-10-12 7.45.PD