Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa e vreshtarëve dhe e verës

Sipas besimeve popullore gjatë shkurtit, dimri është duke kaluar dhe toka është në pritje të stinës së re bujqësore. Hardhitë, të parë, zgjohen nga gjymi dimëror dhe vreshtarët janë ata, të cilët bëjnë punimet e para bujqësore. Për ta pranvera vjen që gjatë shkurtit, megjithëqë moti akoma është pak i ftohtë dhe ka acar. Edhe koha të mos jetë mirë këtë ditë, vreshtarët të gjithë së bashku shkojnë te vreshtat. Kështu ata respektojnë mbrojtësin e vreshtave dhe të hardhive Trifon Zarezan, nderin e të cilit Kisha Ortodokse Bullgare e respekton më 1 shkurt. Në thelbin e të gjitha riteve është besimi i thellë për më shumë bereqet, për vjeljen e më shumë vile rrushi dhe për prodhimin e më shumë verës.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë për praktikat rituale, që bëjnë vreshtarët këtë ditë, klikoni AUDIO. Do të keni mundësi të dëgjoni edhe këngë popullore bullgare kushtuara rrushit dhe verës.

Ju urojmë dëgjim të këndshëm!
По публикацията работи: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Kurtovo Konare fton në festivalin tradicional të lutenicës

Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor..

botuar më 25-09-13 6.55.PD

Festa e Bukës, Këngës dhe Vallëzimit në qytetin Silistra

Edicioni i gjashtë i Festës së Bukës, Këngës dhe Vallëzimit, me një ekspozitë bukësh dhe prodhimesh të bukës nga Vatrat e Kulturës në komunën e Silistrës, do të mbahet më 12 shtator në orën 18:00 në sheshin “Liria” të qytetit. Programi përfshin..

botuar më 25-09-12 6.10.PD

Krutmaç – dashuri me kafshatën e parë në fshatin Krepost

Fshati Krepost, komuna e Dimitrovgradit, do të shndërrohet në kryeqytetin kulinar të traditave më 7 shtator 2025, kur do të mirëpresë një nga ngjarjet më aromatike të kulinarisë bullgare – Festa e Krutmaçit. Bëhet fjalë për një djathë autentik bullgar, i..

botuar më 25-09-07 8.20.PD