Turija është një fshat i vogël dhe i qetë në malin Sredna Gora, larg ritmit dinamik të qyteteve të mëdha. Kjo është vendlindja e shkrimtarit dhe piktorit të njohur bullgar Dimitër Çorbaxhijski – Çudomir (1890-1967), në krijimtarinë e të cilit gjallërohet bota e malësorëve e fillimit të shekullit XX. Banorët e sotëm të fshatit nuk dallohen shumë nga paraardhësit e tyre. Do të gjeni të njëjtat vlera patriarkale, humorin dhe folklorin autentik, si edhe mikpritjen e dikurshme. Në këtë binden turistët – edhe bullgarë, edhe të huaj, që vijnë në këtë krahinë piktoreske.
Njerëzit nga Turija e dinë si t’i argëtojnë mysafirët. Në fillim, të veshur me kostumet popullore autentike, ata do t’ju presin me muzikë në sheshin e fshatit. Mikpritësit do t’ju ftojnë në tryezën e shtruar në shesh. Banorët e fshatit janë pasardhës të denjë të Çudomirit. Këtu pothuaj çdonjëri mund të shkruajë vjersha, të këndojë, të pikturojë ose ka talent aktori. Prandaj në vatrën e kulturës pandërprerë ka aktivitete kulturore, kurse festat bëhen spektakle të vërteta. Njerëzit nga Turija krenohen me traditat e tyre të vjetra dhe me gatishmëri i demonstrojnë para turistëve.

Kukerët e fshatit Turija
“Tek ne ruhen shumë zakone të vjetra dhe prandaj themi se kjo është bota e pastër e Çudomirit – thotë kryetarja e bashkisë Nevena Sokolova. – Shënojmë festat e Krishtlindjeve, festat pranverore si Dita e Shën Gjergjit, kur lidhim djepa në arrën e madhe të fshatit dhe këndojmë këngë. Në të Lidhurit e Djathit bëjmë marshime deri në fshatrat fqinjë. Në këto marshime përfshihen kukerët – njerëzit që vallëzojnë me maska për të dëbuar forcat e këqija. Tek ne i quajmë dhe “pleq”. Këtu kemi maska karakteristike. Sivjet organizuam një festival kombëtar të kukerëve dhe kemi në plan ta bëjmë të përvitshëm.” 

Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon. Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari..
Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..
Duke ndjekur hapat e Alekos dhe ekspeditës së tij legjendare deri në Çerni Vrëh – kështu qindra dashamirës të malit do të festojnë 130 vjetorin e ekskursionit të parë të organizuar turistik në vendin tonë. Festimet jubilare filluan me një program në..