Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koncert me këngë kishtare kushtuara Pashkëve

Foto: BGNES
Javën e fundit të Kreshmës së Madhe shërbimet fetare ringjallin ngjarjet e ditëve të fundit të jetës së Krishtit. Jеzu Krishti hyri në Jerusalem ditën e diele para Javës së Madhe. E pritën si Shpëtimtar me brohoritjet “Osana!”. Vetëm pesë ditë më vonë po ata njerëz bërtisnin “Kryqëzoje!”. Të dhëna për shërbimet fetare gjatë Javës së Madhe hasen në dokumente që datojnë përafërsisht nga vitit 394. Që atëherë murgesha Eterija, vizitoi Jerusalemin dhe përshkroi traditën, që ekzistonte çdo ditë gjatë kësaj jave të lidhet me episodet e vuajtjeve të Jezu Krishtit, dhe të lexohen fragmente të caktuara nga Ungjilli. Pikërisht ato zakone ekzistojnë edhe më sot. Gjatë shërbimeve interpretohen këngë dhe tropare speciale, të cilat do të keni mundësi të dëgjoni nëse klikoni AUDIO.

Ju urojmë dëgjim të këndshëm!


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD

Dita e rokut bullgar me një koncert madhështor të grupeve legjendare vendase

Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..

botuar më 25-10-30 7.35.PD

Grafa dhe Robi prezantojnë një video me kauzë, bazuar në një histori të vërtetë

Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...

botuar më 25-10-29 6.05.PD