Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga e ditës – “Uji rrjedh”

Kënga e ditës “Ujë rrjedh” shpie në qytetin e bukur Trjavna, Bullgari Veriore. Atje ka lindur muzikantja Biljana Sokollova. E nisi karrierën e saj si soliste e orkestrës së muzikës popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. 30-vjeçarja Biljana dëgjoi këngën “Uji rrjedh” nga këngëtaret vendase. Në të bëhet fjalë për një dyqanxhi, i cili kërkon nusen më të bukur dhe më të zellshme. E përzgjedhura e tij është vajza Dena, e cila do të mbajë në kokë një kapelë me monedha të arta dhe do të veshë një fustan të shtrenjtë, këndohet në këngë.

Biljana Sokollova mbaroi për këndim popullor në Akademinë e Artit Muzikor dhe Figurativ në Plovdiv. Ajo interpreton në korin “Zërat bullgarë”, me të cilin në fillim të pranverës mori pjesë në Festivalin e Muzikës në Vjenë, po ashtu këndon në formacionin “Dragostinfolk”. Me të fundin Biljana do të shkojë në finalen e konkursit të muzikës korale “Le të këndojnë popujt” në Londër gjatë muajit tetor.

Po të klikoni mbi ikonën AUDIO, do të dëgjoni një për interpretimeve të para të Biljanës Sokollova – këngën “Uji rrjedh” në aranzhimin e Hristofor Radanovit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në vitin 2026 Bullgaria do të marrë sërish pjesë në konkursin muzikor “Evrovizion”

Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..

botuar më 25-11-03 10.27.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD

Dita e rokut bullgar me një koncert madhështor të grupeve legjendare vendase

Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..

botuar më 25-10-30 7.35.PD