Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga e ditës – “O moj, vashë, vashë e bukur”

“O moj, vashë, vashë e bukur” është një këngë popullore bullgare nga krahina e Pirinit. Teksti përbën një dialog midis të dy të dashuruarve. Kjo është një mënyrë tepër e përhapur në krijimtarinë tradicionale popullore bullgare. Një i ri i pyet të zgjedhurës pse ajo nuk erdhi në takimin e caktuar. Ndërsa vasha iu përgjigjet: “Tamam isha gati dhe nisa, kur mama më takoi dhe më gjeti punë.” Kënga është nga albumi i trios motra Biserovi “Nga rrënjët te maja”, incizuar në vitin 1998. Trioja e njohur bullgare Motra Biserovi është në përbërje Ljubimka, Neda dhe Mitra. Ato të tre lindën në një fshat të vogël malor në Bullgarinë Jugperëndimore. Më se 30 vjet motrat Biserovi realizojnë një veprimtari aktive skenike. Ato kanë korrur suksese kudo në botë – në Evropë, Australi, Azi, Amerikën Verore dhe Jugore.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në vitin 2026 Bullgaria do të marrë sërish pjesë në konkursin muzikor “Evrovizion”

Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..

botuar më 25-11-03 10.27.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD

Dita e rokut bullgar me një koncert madhështor të grupeve legjendare vendase

Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..

botuar më 25-10-30 7.35.PD