Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sindikalistët në Bullgari në krye të protestimit

Sipas Ministrisë së Financave duke u rritur mosha e pensionimit vitin tjetër, do të pakësohen mjetet e rritjes, qoftë edhe simbolike, të pensioneve më të ulëta.
Foto: BGNES
Të dyja sindikatat e mëdha në Bullgari – Konfederata e sindikatave të pavarura dhe Konfederata e punës “Përkrahja” janë duke u përgatitur për një protestë kombëtare më 30 nëntor. Arsyet e pakënaqësisë kanë të bëjnë me dialogun social të ndërprerë në lidhje me ndryshimet në modelin e miratuar në fund të 2010-ës. Ministri Bullgar i Financave, z. Simeon Djankov propozoi rritjen e moshës së pensionimit dhe heqjen e pagesës shtesë te stazhi i punës. Këto propozime u refuzuan nga sindikalistët. Përveç kësaj propozimet e bëra nga ministri nuk janë diskutuar në Këshillin Kombëtar të bashkëpunimit trepalësh, ku marrin pjesë përfaqësues të pushtetit, punëdhënësve dhe sindikalistëve. Prandaj të dyja sindikatat hoqën dorë nga pjesëmarrja e tyre në të. Sipas tyre nuk janë të vërteta pohimet e Ministrisë së Financave që nuk ka rezultat në lidhje me kuotën e rritur të sigurimit sivjet dhe prandaj deficiti i buxhetit në Institutin Kombëtar të Sigurimeve mbetet i lartë. Nga ministria janë të mendimit që duke u rritur mosha e pensionimit vitin tjetër, do të pakësohen mjetet e rritjes, qoftë edhe simbolike, të pensioneve më të ulëta. Sindikalistët sqarojnë se kjo do të bëhet në interes të rreth 15 mijë vetave, të cilët nuk do të mund të dalin në pension për shkak të kushteve të vështirësuara.

“Nuk ka arsyeje që të shkelet marrëveshja e vitit 2010 në lidhje me sistemin pensionimit, thotë presidenti i Konfederatës së sindikatave të pavarura, z. Pllamen Dimitrov. – Ka nga të merret para për rritjen e pensioneve, pa pasur nevojë që të vështirësohen kushtet e deritanishme për pensionim.”

Jo mbledhja e kuotave të sigurimit dhe pakryeja e detyrimeve të tjera sipas marrëveshjes nga viti 2010 çojnë në rritjen e deficitit në Instititin Kombëtar të Sigurimeve, kujtojnë sindikalistët. Ka nevojë për luftim kundër ekonomisë jo formale, që fsheh të ardhura, për të cilat nuk paguhen kuotat e sigurimit. Për këtë qëllim masat e Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave duhet të ndërmerren aktivisht. Sipas sindikalistëve rritja e të ardhurave në buxhetin e Institutit Kombëtar të Sigurimeve mund të bëhet duke u sqaruar situatat me mos pagesën e kuotave të sigurimit. Nga Qendra e studimit të demokracisë kanë llogaritur se afërsisht 250 mln euro nuk paguhen nga ekonomia joformale.

Pllamen Dimitrovi thotë se gjatë 10 vjetëve të fundit Bullgaria bëri ndryshime serioze në modelin e pensioneve, përderisa në vende të tjera këto bëhen dalëngadalë. “Ne duam të kujtojmë se që nga viti 2000 deri më sot, punonjësit dhe nëpunësit bullgarë të kësaj gjenerate, e cila kërkon ndryshime, pësoi shumë nga reforma pensionale. Nga 2000-ta deri në vitin 2009 mosha e pensionimit te femrat u rrit me 5 vjet, ndërsa te meshkujt – me 3 vjet. D.m.th. Bullgaria, ndryshe nga vendet e tjera, ku tani po bëhen reforma, e ka bërë reformën e vet. Me shumë përpjeke nga ana e sindikalistëve dhe të punësuarve, bëmë një hap përpara që t’ua afrojmë realitetin demografik kushteve për pensionim.”

Sot në Bullgari mosha e pensionimit e meshkujve është 63 vjet te një stazh i viteve të sigurimit 37 vjet. Femrat dalin në pension në moshën 60 vjeçare me një stazh të viteve të sigurimit 34 vjet. Në përputhje me marrëveshjen vitin e ardhshëm fillon rritja e stazhit me katër muaj në vit, derisa u bë 37 vjet për femrat dhe 40 vjet për meshkujt. Sipas modelit të pensionimit të miratuar në fund të vitit 2010, mosha e pensionimit do të fillojë të rritet nga viti 2021. Atëherë situata demografike do të jetë mjaft e ndërlikuar. Sindikalistët janë të mendimit që çështjet e tjera të sistemit të pensionimit mund dhe duhet të zgjidhen vetëm me masa ekonomike. Kjo do të thotë se duhet të stimulohen punësimi dhe të ardhurat, ashtu edhe rritja e mbledhjes së kuotave të sigurimit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD