Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju prezantojmë këngëtarin e ri popullor Hristo Kosashki dhe orkestrën “Njëqind kaba gajde”

Hristo Kosashki lindi në vitin 1981 në qytetin Llukovit të Bullgarisë Veriore. Mbaroi shkollën muzikore me profil këndim popullor në qytetin Teteven. Arsimin e vazhdoi në Universitetin Jugperëndimor (Blagoevgrad) me specialitet pedagogji muzikore. Në vitin 2001 u bë solist i ansamblit “Pirin.” Atje përfitoi një përgatitje të mirë vokale dhe ndjesi ndaj këngës maqedonase. Por “pëshpëritja e rrënjëve” e ktheu në vendlindje për të kënduar këngë si “Gana e bukur”, “Ah, kam vendosur”, “Vajzat e Llukovitit”...

U mbushën 50 vjet nga themelimi i orkestrës “100 kaba gajde” pranë Vatrës së kulturës “Pyjet e Orfeut” të qytetit Smoljan. Ky është një grup unik prej gajdeve tradicionale për malin e Rodopeve. Ka marrë pjesë në shumë festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, në të përfshihen muzikantë të brezave të ndryshëm. Orkestra e fiton publikun me tingëllimin e saj madhështor.

Klikoni AUDIO për të dëgjuar muzikën e bukur popullore.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në vitin 2026 Bullgaria do të marrë sërish pjesë në konkursin muzikor “Evrovizion”

Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..

botuar më 25-11-03 10.27.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD

Dita e rokut bullgar me një koncert madhështor të grupeve legjendare vendase

Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..

botuar më 25-10-30 7.35.PD