Gjatë këtij viti këngëtarja e xhazit Stefka Onikjan gëzon 2 jubile. I pari është personal – gjatë verës ajo festoj 60 vjet. Kurse i dyti është profesional – 40 vjet punë të përbashkët me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare.
“Asnjëherë nuk është vonë dhe të vazhdosh të këndosh, dhe të zhvillohesh si krijues” – thotë Stefka. Ajo rritet në familjen e muzikantëve. Arsimi i saj i mesëm është i lidhur me shkollën muzikore në qytetin e saj të lindjes Plovdiv. Atëherë ajo për herë të parë është e mahnitur nga muzika xhaz. Akoma si nxënëse bëhet soliste e Big bendit pranë Shtëpisë së kulturës “Stefan Kiraxhiev” me dirigjent Stefan Pehlivanov. Që këtu e tutje puna me big bend i është e paracaktuar. Pasojnë një sërë dekoratash si një këngëtare tanimë të afirmuar si në festivalet tona, ashtu dhe në festivalet e huaja. Në karrierën e vet të pasur muzikore ka turne në Rusi, Poloni, Gjermani, Rumani, Çeki, Kubë. Që nga vitet 90 ajo i përkushtohet veprimtarisë pedagogjike që të mund t’i transmetojë brezit të ri përvojën dhe dijet e veta të pasura. Një vend të veçantë në karrierën e saj zë puna me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare. Dhjetëra janë incizimet dhe pjesëmarrjet e tyre. Më 23 nëntor në Studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare, këngëtarja Stefka Onikjan bashkë me Big Bendin realizoi një koncert të mrekullueshëm.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më shumë për Emanuill Manollovin mund të lexoni në arkivin e Radio Bullgarisë : 155 vjet nga lindja e atit të operës bullgare Emanuill Manollov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto : Wikimedia Commons, Dimitër..
Kalina dhe Joana Andreevi janë marrë me muzikë gjithë jetën e tyre. Edhe pse kanë një arsimim muzikor klasik, si bija të këngëtares, dirigjentes dhe pedagoges vokale Neli Andreeva dhe dirigjentit, kompozitorit, aranzhuesit dhe instrumentistit..
Dy vajza të reja - Elisaveta Tasheva - eleeza dhe Rada Ilieva - kanë kënduar që në moshë të vogël, por gjithashtu kanë krijuar këngë të tyre origjinale. Tani, të bashkuara nga pikëpamjet e tyre të përbashkëta mbi muzikën, ato prezantojnë këngën e..
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian..