Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nisma bamirëse “Bota e mrekullive me ngjyra 2011”

Në Festat e Krishtlindjeve bëhen mrekulli. Në këto ditë jemi më të mirë dhe gati të ndihmojmë. Për vit të shtat të radhës Organizata bullgare e nënave organizon nismën, ku çdokush mund të bëhet pjesë e magjisë së Krishtlindjeve dhe mund të bëjë diçka të mirë. Mjafton që të përzgjidhen dhuratat e punës së dorës. Kështu fëmijëve pa prindër u dhurohet shpresa.

Mbi 100 femra nga mbarë vendi i përfshinë në përgatitjen e kartolinave, kurorave, qelqit të vizatuar, thurjeve etj. Punimet e tyre, të bëra në vazhdim të një viti, do të ekspozohen më 17 deri më 23 dhjetor në bazarin bamirës në një nga qendrat tregtare të Sofjes. Bazare të tilla do të organizohen edhe në dy qytete të tjera të vendit – Plovdiv dhe Burgas. Nënat bullgare organizojnë edhe një ekspozitë fotografike. 40 fotografi interesante mund të shihen nga 15 dhjetori deri më 10 janar 2012 në Foto Art Qendër. Të dyja ngjarjet zhvillohen nën moton “Bota e mrekullive me ngjyra 2011”, na rrëfen Rosica Bukova, drejtoresha ekzekutive të Organizatës së nënave. Mjetet e mbledhura do të dorëzohen në Qendrën e kujdesit mjeko-social “Shën e Premtes” në Sofje për fëmijë nga 0 deri në 3 vjeç.
“Kauza, për të cilën i mbledhim parat, ka të bëjë me emërimin e stafit të kualifikuar, i cili të kujdeset për fëmijët me aftësi të kufizuara, sqaron znj. Bukova. – Tashmë 2 vjet e ndihmojmë qendrën me personel suplementar dhe rezultatet e punës së specialistëve me fëmijët janë të shkëlqyeshme. Në këtë qendër ka disa fëmijë me aftësi të kufizuara që kanë nevojë për kujdes të specializuar. Përveç mjekëve që paguhen me mjetet e mbledhura nga bazaret e viteve të kaluara, për fëmijët kujdesin edhe njerëz që përgjigjen për socializmit të tyre jashtë qendrës. Gjatë vitit të fundit shpeshherë kishte nevojë që kujdestarët e emëruar prej nesh të shoqërojnë fëmijët në spital dhe të qëndrojnë me ta tërë natën. Kemi për qëllim që të ndihmojmë procesin e adoptimin e këtyre fëmijëve.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë ofruar nga Organizata bullgare e nënave
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD