
© Foto: Allbena Bezovska

© Foto: bg.wikipedia.org

© Foto: radiovidin.bnr.bg
mjeshtre të dëgjuara, te të cilave bullgarët më të pasur porositnin qilima. Njihen disa stile bullgare unike në punimin e qilimave. Dy prej tyre mbajnë emrat e vendbanimeve, në të cilat janë lindur – Kotel dhe Çiprovci. Historia e qilimave të Çiprovcit është plot legjenda, por edhe me ngjarje reale. Gjatë shekullit XVII në Çiprovci tashmë kishte ornamente të caktuara, të cilat do t’i shohim deri më sot në qilimat e mjeshtërve bashkëkohorë të kësaj krahine. Një nga ornamentet karakteristike quhet “karakaçka” që do të thotë “nuse me sy të zinj”. Konsiderohet se “karakaçka” është një imazh simbolik i perëndeshës së pjellorisë. Ky lloj qilimash janë dyngjyrësh – e kuqe dhe e zezë ose e kuqe dhe e bardhë. Në regjistrat e mjeshtërve të vjetër është shkruar se ushtria turke blinte 8000 qilima në vit.
Një qytet tjetër i dëgjuar me shkollën e tij të punimit të qilimave është Kotel. Gjatë vitit 1933 atje u themelua një kooperativë për prodhim të pëlhurave tradicionale, kurse më vonë – shkollë për zanate artistike. Pavarësisht nga veçoritë regjionale, në qilimat bullgarë do të gjejmë shumë elemente të përbashkëta me kuptim special. Më i përhapuri quhet “makaz” – një simbol i lashtë, i përbërë nga dy trekëndësh. Ata simbolizojnë gruan dhe burrin, por gjithashtu harmoninë dhe balancën. Dikur e pikturonin jo vetëm në qilima. Kur burrat niseshin në rrugë, nënat dhe gratë e tyre endnin për ta qilima të vegjël me këtë shenjë – që t’i ruanin nga pengesat dhe armiqtë. Edicioni i katërmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar Kulinar-Folklorik "Shijet Banate – Traditat e fshatit tim" do të mbahet më 16 gusht 2025, e shtunë, në fshatin Asenovo, komuna Nikopoll. Festivali organizohet nga Vatra e Kulturës "Petër Parçeviç..
Edicioni i tretë i festivalit "Mbrëmja e Kulturës së Bullgarisë - 2025" në qytetin e Durrësit, Shqipëri, u zhvillua në një atmosferë të mrekullueshme festive. Kjo u njoftua në Facebook nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë. Valltarët nga..
Zemra dhe ritmi i shpirtit bullgar – me këto fjalë mund ta përkufizojmë në mënyrë metaforike Tubimin Kombëtar të Artit Popullor Bullgar. Tradicionalisht që nga viti i largët 1965, eventi organizohet një herë në pesë vjet në fundjavën e parë të gushtit..
Në tre shtete, në tre qytete evropiane – Lion, Mynih dhe Kopenhagen – më 22 nëntor prezantohet projekti i Shoqatës së Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë..