
© Foto: Allbena Bezovska

© Foto: bg.wikipedia.org

© Foto: radiovidin.bnr.bg
mjeshtre të dëgjuara, te të cilave bullgarët më të pasur porositnin qilima. Njihen disa stile bullgare unike në punimin e qilimave. Dy prej tyre mbajnë emrat e vendbanimeve, në të cilat janë lindur – Kotel dhe Çiprovci. Historia e qilimave të Çiprovcit është plot legjenda, por edhe me ngjarje reale. Gjatë shekullit XVII në Çiprovci tashmë kishte ornamente të caktuara, të cilat do t’i shohim deri më sot në qilimat e mjeshtërve bashkëkohorë të kësaj krahine. Një nga ornamentet karakteristike quhet “karakaçka” që do të thotë “nuse me sy të zinj”. Konsiderohet se “karakaçka” është një imazh simbolik i perëndeshës së pjellorisë. Ky lloj qilimash janë dyngjyrësh – e kuqe dhe e zezë ose e kuqe dhe e bardhë. Në regjistrat e mjeshtërve të vjetër është shkruar se ushtria turke blinte 8000 qilima në vit.
Një qytet tjetër i dëgjuar me shkollën e tij të punimit të qilimave është Kotel. Gjatë vitit 1933 atje u themelua një kooperativë për prodhim të pëlhurave tradicionale, kurse më vonë – shkollë për zanate artistike. Pavarësisht nga veçoritë regjionale, në qilimat bullgarë do të gjejmë shumë elemente të përbashkëta me kuptim special. Më i përhapuri quhet “makaz” – një simbol i lashtë, i përbërë nga dy trekëndësh. Ata simbolizojnë gruan dhe burrin, por gjithashtu harmoninë dhe balancën. Dikur e pikturonin jo vetëm në qilima. Kur burrat niseshin në rrugë, nënat dhe gratë e tyre endnin për ta qilima të vegjël me këtë shenjë – që t’i ruanin nga pengesat dhe armiqtë. Festivali i dytë i fasules me salsiçe premton një festë të paharrueshme të shijes dhe traditave folklorike në fshatin Zhitnica (Bullgaria Jugore). Në livadhet e bukura pranë bazës së kuajve, më 7 shtator mblidhen dashamirës të kuzhinës autentike për të..
Muzeu rajonal etnografik në natyrë "Etër" është krijuar si qendër për studimin e kulturës tradicionale të banorëve të Ballkanit, por sot në këtë vend unik pranë Gabrovo ringjallen zakone dhe tradita nga kalendari bullgar, ndërsa një ekip prej 70..
Në Rodope, kosi është simbol i shëndetit, jetëgjatësisë dhe traditës. Nga data 29 deri më 31 gusht 2025, fshati Momçillovci është mikpritës i Festivali i Kosit – një festë që bashkon kulturën, kuzhinën dhe zakonet e Rodopëve. Ngjarja tre-ditore..
Në tre shtete, në tre qytete evropiane – Lion, Mynih dhe Kopenhagen – më 22 nëntor prezantohet projekti i Shoqatës së Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë..