
© Foto: Allbena Bezovska

© Foto: bg.wikipedia.org

© Foto: radiovidin.bnr.bg
mjeshtre të dëgjuara, te të cilave bullgarët më të pasur porositnin qilima. Njihen disa stile bullgare unike në punimin e qilimave. Dy prej tyre mbajnë emrat e vendbanimeve, në të cilat janë lindur – Kotel dhe Çiprovci. Historia e qilimave të Çiprovcit është plot legjenda, por edhe me ngjarje reale. Gjatë shekullit XVII në Çiprovci tashmë kishte ornamente të caktuara, të cilat do t’i shohim deri më sot në qilimat e mjeshtërve bashkëkohorë të kësaj krahine. Një nga ornamentet karakteristike quhet “karakaçka” që do të thotë “nuse me sy të zinj”. Konsiderohet se “karakaçka” është një imazh simbolik i perëndeshës së pjellorisë. Ky lloj qilimash janë dyngjyrësh – e kuqe dhe e zezë ose e kuqe dhe e bardhë. Në regjistrat e mjeshtërve të vjetër është shkruar se ushtria turke blinte 8000 qilima në vit.
Një qytet tjetër i dëgjuar me shkollën e tij të punimit të qilimave është Kotel. Gjatë vitit 1933 atje u themelua një kooperativë për prodhim të pëlhurave tradicionale, kurse më vonë – shkollë për zanate artistike. Pavarësisht nga veçoritë regjionale, në qilimat bullgarë do të gjejmë shumë elemente të përbashkëta me kuptim special. Më i përhapuri quhet “makaz” – një simbol i lashtë, i përbërë nga dy trekëndësh. Ata simbolizojnë gruan dhe burrin, por gjithashtu harmoninë dhe balancën. Dikur e pikturonin jo vetëm në qilima. Kur burrat niseshin në rrugë, nënat dhe gratë e tyre endnin për ta qilima të vegjël me këtë shenjë – që t’i ruanin nga pengesat dhe armiqtë. Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor..
Edicioni i gjashtë i Festës së Bukës, Këngës dhe Vallëzimit, me një ekspozitë bukësh dhe prodhimesh të bukës nga Vatrat e Kulturës në komunën e Silistrës, do të mbahet më 12 shtator në orën 18:00 në sheshin “Liria” të qytetit. Programi përfshin..
Fshati Krepost, komuna e Dimitrovgradit, do të shndërrohet në kryeqytetin kulinar të traditave më 7 shtator 2025, kur do të mirëpresë një nga ngjarjet më aromatike të kulinarisë bullgare – Festa e Krutmaçit. Bëhet fjalë për një djathë autentik bullgar, i..
Në tre shtete, në tre qytete evropiane – Lion, Mynih dhe Kopenhagen – më 22 nëntor prezantohet projekti i Shoqatës së Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë..