
© Foto: Allbena Bezovska

© Foto: bg.wikipedia.org

© Foto: radiovidin.bnr.bg
mjeshtre të dëgjuara, te të cilave bullgarët më të pasur porositnin qilima. Njihen disa stile bullgare unike në punimin e qilimave. Dy prej tyre mbajnë emrat e vendbanimeve, në të cilat janë lindur – Kotel dhe Çiprovci. Historia e qilimave të Çiprovcit është plot legjenda, por edhe me ngjarje reale. Gjatë shekullit XVII në Çiprovci tashmë kishte ornamente të caktuara, të cilat do t’i shohim deri më sot në qilimat e mjeshtërve bashkëkohorë të kësaj krahine. Një nga ornamentet karakteristike quhet “karakaçka” që do të thotë “nuse me sy të zinj”. Konsiderohet se “karakaçka” është një imazh simbolik i perëndeshës së pjellorisë. Ky lloj qilimash janë dyngjyrësh – e kuqe dhe e zezë ose e kuqe dhe e bardhë. Në regjistrat e mjeshtërve të vjetër është shkruar se ushtria turke blinte 8000 qilima në vit.
Një qytet tjetër i dëgjuar me shkollën e tij të punimit të qilimave është Kotel. Gjatë vitit 1933 atje u themelua një kooperativë për prodhim të pëlhurave tradicionale, kurse më vonë – shkollë për zanate artistike. Pavarësisht nga veçoritë regjionale, në qilimat bullgarë do të gjejmë shumë elemente të përbashkëta me kuptim special. Më i përhapuri quhet “makaz” – një simbol i lashtë, i përbërë nga dy trekëndësh. Ata simbolizojnë gruan dhe burrin, por gjithashtu harmoninë dhe balancën. Dikur e pikturonin jo vetëm në qilima. Kur burrat niseshin në rrugë, nënat dhe gratë e tyre endnin për ta qilima të vegjël me këtë shenjë – që t’i ruanin nga pengesat dhe armiqtë. Historia e fshatit Gostilja është njëkohësisht një udhëtim nëpër kohë dhe një takim me një komunitet të vogël katolik që arriti, pavarësisht ndryshimeve të historisë, të ruajë identitetin dhe besimin e tij. Fshati ndodhet në Bullgarinë..
“Folklori është një nevojë për njeriun dhe kjo nevojë ndoshta nuk do të zhduket kaq lehtë”, është e bindur doc. dr. Natalija Rashkova – etnologe dhe folkloriste, pedagoge universitare dhe studiuese me kontribut të dalluar në kërkimin e folklorit..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për qëndismat bullgare më 19 tetor 2025. "Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një seminar qëndisjeje të organizuar..
Në tre shtete, në tre qytete evropiane – Lion, Mynih dhe Kopenhagen – më 22 nëntor prezantohet projekti i Shoqatës së Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë..