Thesare të mahnitshme të arit dhe argjendtës, të cilat ekspozohen në botë, varre me mbishkrime murale dhe skulptura, artefakte interesante që gërmohen çdo vit – në shikim të parë këto janë gjurmët që kanë lënë trakët në trojet bullgare. Edhe pse ky popull i lashtë i Ballkanit nuk gëzon traditë të trakishtes së shkruar, e kaluara e tyre mban shumë mistere. Para 40 vjetësh në Akademinë Bullgare të Shkencave u krijua një departament i posaçëm i hulumtimeve të historisë dhe kulturës të trakëve. Themeluesi i tij është shkencëtari i madh bullgar prof. Alasandër Fol. Qendra e studimeve të trakëve mban emrin e tij.
Cilës periudhe i përkasin të dhënat mbi trakët?
“Të dhënat e para për trakët gjenden në poemën “Iliada” të Homerit – tregon prof. Valeria Fol, e shoqja e profesorit të nderuar. – Emërtimi trak është përdorur për aleatin e trojanëve në luftën 10-vjeçare kundër grekëve antikë. Bëhet fjalë për shekullin e XIII-të para Krishtit. Lufta e Trojës mund të konsiderohet si përplasja e parë midis popujve evropianë që njeh historia. Këta dëshironin dominimin dhe pushtimin në Bosfor dhe Dardanele. Përreth ngushticave banonin trakët. Homeri nuk ka përshkruar territorin e trakëve brenda kontinentit. Më vonë të dhënat rreth tyre filluan të shtoheshin dhe të këtilla u gjetën në vepra epike dhe lirike, po ashtu në tekste historike. Këtë për shkak që grekët e lashtë kolonizuan brigjet e Detit Egje, Detit Marmara dhe të Detit të Zi. Kontakti i tyre që patën me trakët automatikisht solli njohuri të reja për këtë popull.”
Cilat troje popullonin trakët?
“Territoret e banuara prej trakëve janë shumë të mëdha – sqaron prof. Valeria Fol. – Nuk dihet nga kanë ardhur dhe si populluan Evropën Juglindore. Procesi i formimit të këtij populli u përket mijëvjeçarëve të tërë. Në fillim të mijëvjeçarit të tertë nga veriu në Ballkan erdhi në popullsi jo e konsiderueshme për nga numri, e cila hasi, siç dihet, një kulturë të zhvilluar. Kështu u formua etnosi i trakëve – mes të ardhurve dhe vendasve. Trakët ishin të vendosur që pranë lumenjve Dnipër dhe Dniestër, në jug në malet Karpate përtej brigjeve veriore të Detit Egje deri në veriperëndim të Azisë së Vogël. Kufiri perëndimor i territorit të trakëve ka qenë lumi Vardar. Një pjesë e popullit trak, i cili gjendej në ishujt grekë, po ashtu brenda Greqisë së lashtë, shpejt pësua ndikimin e fortë të helenëve. Derisa trakët e tjerë formuan struktura shtetërore qysh gjatë mijëvjeçarit të dytë para Krishtit. Për këtë dëshmon thesari i artit i Vëllçitrënit, një fshat në afërsi të qytetit Pleven, Bullgari Veriore. Thesari që u gjet atje i përket gjysmës së dytë të mijëvjeçarit të dytë para Krishtit. Emri i komandantit të këtij fisi trak nuk dihet, por vetë thesari dëshmon për një shtet të tipit të Mikenës.”
Në cilat vende të Bullgarisë u gjet thesari i trakëve?
“Në Bullgari më të njohura janë thesaret e trakëve që kanë të bëjnë me praktikat pagane, po ashtu u gjetën dhurata për nder të të vdekurve – të komandantëve dhe aristokratëve trakë, thotë prof. Valeria Fol. – Këta eksponohen në vende të ndryshme të botës. Në Bullgari ka dy monumente të trakëve – varrezën në qytetin Kazanlëk, në juglindje të Bullgarisë, dhe atë në fshatin Sveshtari, Bullgari Verilindore. Varrezat bëjnë pjesë në trashëgiminë kulturore dhe historike të UNESCO-s. Trakët kanë lënë gjurmët e tyre edhe në pasurinë folklorike të bullgarëve, si dhe të popujve të tjerë të Ballkanit. Loja me kërcime mbi zjarre, që te ne njihet me termin nestinarstvo, u shpall trashëgimi jomateriale e UNESCO-s. Ky rit praktikohet në ditën e nderimit të Shën Konstandinit dhe Shën Elenës, por duhet pohuar që origjina e tij është tek trakët, të cilët kishin kultin ndaj Nënës Hyjneshë dhe djalit të saj – Diellit. Sot ky rit është me veshje fetare.”
Cilat janë misteret e trakëve?
“Sfida më e madhe lidhur me trakët është që të lexohen mbishkrimet e tyre, të shkruara në trakisht me shkronja greke – tregon prof. Valeria Fol. – Mister tjetër është aftësia e trakëve që të zbulojnë minerale, t’i shfrytëzojnë ato pa prishur natyra”.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Veneta Pavllova
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii”..