Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prioritetet e Bullgarisë gjatë Kryesisë së Qipros

Gjatë shtatorit Bullgaria pret zhvillim mbi çështjen e aderimit në Shengen, rikujtoi ministri i punëve të jashtme, z. Mlladenov.
Foto: BGNES
Nga data 1 korrik deri më 31 dhjetor të këtij viti në krye të Këshillit Evropian qëndron Qiproja. E pranuar për anëtare të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2004, vendi i vogël me popullsi prej vetëm një milionë veta zë për herë të parë këtë post dhe do ta drejtojë Këshillin.

“Bullgaria ka një interes të drejtpërdrejtë nga suksesi i kryesisë së Qipros të Bashkimit Evropian, sepse pakica bullgare në Qipro është më e madhja mes të gjitha vendeve anëtare – ajo përbën 5 për qind nga banuesit e ishullit”. Këtë e deklaroi ministri i jashtëm bullgar Nikollaj Mlladenov në një diskutim në Sofje, organizuar nga Instituti Evropian dhe Ambasada e Republikës së Qipros në lidhje me kryesinë e re të Bashkimit Evropian. Për ne periudha është e rëndësishme dhe për shkak të vlerësimit të plotë të pritur gjatë këtyre ditëve të Komisionit Evropian për përparimin e Bullgarisë nga pranimi tonë në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2007 e deri tani, por dhe zhvillimi i çështjes mbi aderimin në Shengen gjatë vjeshtës.

Në forum ambasadori i Qipros në Bullgari, z. Stavros Amvrosiu tregoi katër prioritetet gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Ato janë: një Evropë më efektive dhe e qëndrueshme, mundësi më të mira për Evropën mbi bazën e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike, Evropa me fytyrë ndaj qytetarëve përmes solidaritetit dhe afrimit social, dhe Evropa më e afërt deri te fqinjët e vet. Sipas fjalëve të tij ato janë bazuar mbi vlerat e Bashkimit Evropian nën moton “Drejt një Evrope më të mirë”. “Kryesia e Qipros do t’u përmbahet këtyre vlerave dhe do të punojë për një Evropë edhe më të mirë. Me fjalë të tjera, për Bashkimin Evropian, i kthyer më tepër drejt qytetarëve të vet dhe nevojave të tyre. Për një Evropë më efektive mbi bazën e një rritjeje më të madhe dhe një afrim social, më shumë vende pune dhe politika integruese. Për Bashkimin Evropian, i ndërtuar mbi parimin e solidaritetit. Me fjalë të tjera, për një të ardhme më të mirë të Evropës me fokus drejtpërdrejt te njerëzit e rinj.”

Mes qëllimeve konkrete të kryesisë së Qipros është përfundimi i bisedimeve për buxhetin e periudhës së ardhshme të programit të Bashkimit Evropian 2014-2020. Për Bullgarinë prioritete kyçe në të janë e ardhmja e politikës së përgjithshme bujqësore dhe afatet, në të cilat pagimet e drejtpërdrejta për fermerët në vendet e reja anëtare do të barazohen me këto në vendet e vjetra. Por para së gjithësh ruajtja e nivelit të financimit të politikës së kohezionit, instrumenti për të ndihmuar rajonet më të prapambetura të avancojnë në zhvillimin e vet.

“Për një vend si Bullgaria është me një rëndësi të madhe që të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian të mos të bien në një debat të kotë, i cili kundërvë disiplinën financiare të rritjes ekonomike, duke ndërmarrë se ato janë një element i detyrueshëm nga e ardhmja tonë, është i mendimit ministri Nikollaj Mlladenov. – Kjo në praktikë do të thotë një shfrytëzim më të gjerë të kritereve makroekonomike gjatë përcaktimit të niveleve të financimit ose kushtet për lëshimin e mjeteve nga Fondi evropian i kohezionit. Është me rëndësi që gjatë gjashtë muajve të ardhshëm të gjejmë dhe atë vend të projekteve të mëdha evropiane transkufitare, të cilat nuk janë një pjesë nga kurriza e përgjithshme financiare të Bashkimit Evropian në këtë moment, që të mund të kenë një financim të garantuar, por dhe të mos të venë nën pyetje prioritetet e tjera, të parashtruara në arritjen e qëllimeve të strategjisë “Evropa 2020”.

Në kuadrin e kryesisë së Qipros si një nga çështjet bazë për Bullgarinë, Nikollaj Mlladenov vuri në dukje akoma liberalizimin maksimal të tregut energjetik, zhvillimin e marrëveshjeve për një tregti të lirë me vende të tjera jashtë Evropës, kryesisht në Azi, në Amerikën Latine, Afrikë dhe në Amerikën Veriore, si dhe zhdukjen e pengesave përpara ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Evropë me qëllim të jenë më të lira dhe të bëjnë më lehtë biznes dhe sigurimin e burimeve të reja për financimin e tyre. Gjatë muajit shtator të këtij viti Bullgaria pret po kështu zhvillim dhe mbi çështjen e aderimit të Bullgarisë dhe Rumanisë ndaj zonës së Shengenit, rikujtoi ministri Mlladenov: “Bullgaria i ka plotësuar të gjitha kriteret. Ka një tekst të gjetur të arsyeshëm, mbi të cilin që të gjithë mund gjatë muajit shtator të arrijmë pajtim, kështu që të dyja vendet të bëhen pjesë nga hapësira e Shengenit. Kuptohet me të gjitha përgjegjësitë, të cilat i sjell kjo anëtarësi për të ardhmen e kontrollit tonë kufitar dhe të vendeve të tjera anëtare në Shengen. Bullgaria jo vetëm që i plotëson kriteret, por i kryen në mënyrë shumë strikte.”
Bullgaria shpreson dhe për një vlerësim pozitiv në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian në kuadrin e Mekanizmit për bashkëpunim dhe verifikim, i cili do të dalë gjatë këtyre ditëve. Sipas fjalëve të Nikollaj Mlladenovit bashkëpunimi midis autoriteteve bullgare dhe Komisionit Evropian është në një nivel shumë të lartë. “Presim një lexim objektiv të përparimit të arritur nga Bullgaria gjatë 5 vjetëve të fundit. Kjo do të na ndihmojë të gjejmë mekanizmat më të mira, mbi të cilat bashkëpunimi ynë në fushën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme të vazhdojë” – përgjithësoi në përfundim ministri i jashtëm bullgar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Helikopteri Mi-2 është "heroi" kryesor i Muzeut të Aviacionit në Burgas në shtator

Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..

botuar më 24-09-15 8.10.PD
Këdrinka Këdrinova

Këdrinka Këdrinova zyrtarisht mori detyrën si anëtare e Këshillit të Mediave Elektronike

Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të Mediave më 12 shtator, njoftoi reporterja e BNR, Maria Kostova. Me dekret të kreut të shtetit..

botuar më 24-09-13 10.22.PD
Drejtori i BNR-së Milen Mitev (majtas) me Akademikun Julian Revallski

Radioja Kombëtare Bullgare dhe Akademia Bullgare e Shkencave do të bashkëpunojnë në promovimin e botimeve për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të promovuar veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të..

botuar më 24-09-12 4.49.MD