“Vizita ime e parë në regjionin ballkanik do të jetë në Athinë”, nënvizoi para më shumë se dy muajsh presidenti bullgar Rosen Plevneliev para afaristëve grekë dhe shtoi se prioriteti i tij, si dhe “prioriteti total” i vendit tonë është tërheqja e investimeve të huaja. Në këtë drejtim ishte orientuar dhe vizita e tij në Gjermani, e cila përfundoi para pak kohe dhe në të cilën ai ftoi specialistë vendas për të marrë pjesë në përpunimin e projektit bullgar “Sofja Teh Park”. Në saje të këtij projekti vendi ynë do të bëhet qendër e Ballkanit për teknologjitë inovative.
Duhet të kërkojmë jo simbol, por pragmatizëm në vizitën e presidentit Plevneliev në Greqi, të realizuar menjëherë pas vizitës së tij në Gjermani. Vizita ishte me ftesë të homologut të tij Karolos Papuljas. Një prej qëllimeve të vizitës së Rosen Plevnelievit ishte dhe hapja zyrtare në Selanik e një dege të Dhomës tregtare-industriale me seli në Athinë, gjë që do të ndihmojë për forcimin e bashkëpunimit dhe do të lehtësojë krijimin e firmave të reja. Greqia është investitori i tretë i madh në Bullgari me mbi 3 miliardë euro. Para afaristëve grekë presidenti bullgar deklaroi përsëri se “Bullgaria është një vend i mirë për investime” dhe bashkë me homologun grek nënvizuan se bashkëpunimi “në ekonomi dhe në tregti është i shkëlqyeshëm, me një rritje prej 18 për qind”. Nuk është i rastit fakti se pikërisht me iniciativë të kryetarit të Dhomës tregtare-industriale bullgaro-greke bashkë me Rektoratin e Universitetit “Maqedoni” në Selanik, presidenti bullgar Rosen Plevneliev mori gjatë kësaj vizite titullin e nderit “doktor honoris hauza” të universitetit.
Gjatë vizitës së kreut të shtetit bullgar në Greqi u realizuan shumë takime, në të cilat u diskutuan çështje me interes dypalësh, përfshi këtu dhe shpejtimin e ndërtimit të lidhjes së gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë dhe bashkëpunimin në sektorin energjetik, projekte të përbashkëta në infrastrukturë dhe turizëm.
© Foto: EPA/BGNES
Mbi 2200 fëmijë nga e gjithë Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Moldavia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Mali i Zi, Ukraina po marrin pjesë në Festivalin e 22-të Ndërkombëtar Etno për Fëmijë "Fëmijët e Ballkanit - me spiritualitet në..
Në prag të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve, UNICEF dhe Instituti Kombëtar i Statistikave prezantojnë "Fëmijët në Bullgari: Të dhëna dhe tendenca kryesore për vitin 2024", një përmbledhje e treguesve demografikë, shëndetësorë, arsimorë dhe..
Shtatë shqiponja të zeza udhëtuan një distancë mbresëlënëse prej 3300 kilometrash nga Spanja deri në Rodopet Lindore për t'u bërë pjesë e projektit ambicioz LIFE "Kthimi i shqiponjave të zeza në Malin Rodopa" për të rivendosur këtë specie..
Nga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator..
Bullgaria po ndryshon vazhdimisht, besojnë krijuesit e iniciativës "Bulgaria Wants You", të cilët prej pesë vitesh organizojnë takime motivuese dhe..
Punësimet në sektorin e shërbimeve po rriten, ndërsa po ulet kërkesa për fuqi punëtore në sektorët tradicionalisht më të përfaqësuar te ne si ai..