Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Emrat e rinj të skenës muzikore bullgare: Petër Bonev, Rejçël Rou, Bogomil Bonev, Angel dhe Moisej

Petër Bonev dhe Svetla Ivanova
Foto: arkiv personal

“Muzika gjithmonë ka qenë pjesë e pandarë e jetës sime”, pohon interpretuesi i ri Petër Bonev. Që prej kohës së fëmijërisë ai këndon dhe luan në instrumente të ndryshme. Shumë kohë ka frekuentuar mësimet e vokalit. Petër Bonev merr pjesë në koncerte të muzikantes Svetla Ivanova, ku e shoqëron në back vokal. Ajo u bë producente e tij dhe e ndihmon në rrugën e këndimit solo. “Bashkëpunimi me Svetla Ivanovën shtatë vitet e fundit më dha mundësi të përfitojë përvojë në skenë, pohon muzikanti Petër Bonev. – Vendosëm se ka ardhur koha për të nxjerrë këngë të re ku interpretoj vetëm unë. “Kjo pranë meje” është titull i albumit të parë të Svetlës. Aranzhimi i ri i përket grupit “Pop-korn”, ndërsa videoklipin e bëri Vasill Stefanov, njëri nga regjisorët më të mirë në Bullgari për momentin. Xhirimet u realizuan në fillim të marsit. Kishim për qëllim të prezantojnë një histori të këndshme, e cila të pasqyrojë jetën e përditshme. Jam i kënaqur me rezultatet dhe vazhdoj të punojë. Kam incizuar edhe dy këngë të tjera, të cilat publiku do t’i dëgjojë deri në fund të vitit. Planet e mia varen nga reaksioni i mediave dhe publiku ndaj muzikës që bëj. Për të gjithë interpretuesit e rinj është vështirësisht të tërheqin vëmendje ndaj muzikës së tyre, por besoj se me vazhdueshmëri dhe talent do të korrë suksese. Ndjek tendencat në botë, si dhe pëlqimet e publikut bullgar. Mes këtyre përpiqem që të gjejë bilanc. Më 17 maj të këtij viti dhashë koncertin tim të parë. U krijua një atmosferë shumë intime, sepse interpretimet e mia u shoqëruan në piano. Gjatë vjeshtës parashikoj të interpretoj nëpër klube.”

© Foto: arkiv

Rejçël Rou është autore e këngëve të Maria Ilievës, Rut Kolevës dhe Kristas. Ajo është një vajzë e re, fëmijëria e së cilës është kaluar rreth muzikës. Rejçël Rou është vajza e këngëtares së dashur të muzikës xhaz Kamelia Todorova. Për herë të parë emri i Rejçël Rout u popullarizua si back vokale në njërin prej koncerteve “Zërat e rinj të muzikës së re pop” që u mbajt në Studion 1 të Radios Kombëtare Bullgare.
Rejçël Rou dhe nëna e saj Kamelia Todorova përgatisin duet, i cili do ta promovojnë në edicionin e sivjetshëm të festivalit të muzikës xhaz në Bansko. Rejçël Rou shkruan tekste të këngëve të kolegëve të saj dhe ndërkohë punon mbi albumin e saj të parë. Në minutat në vazhdim do të dëgjoni muzika dhe teksti i përkasin Rejçël Rout, ndërsa interpretimi – Kristës. Gjatë 2013-ës kënga do të prezantohet në Festivalin “Eurosonik” në Groningen të Holandës.

Interpretuesi më i vogël i X Factor Bulgaria – 15 vjeçari Bogomil Bonev u dallua me talentin e tij dhe juria e lejoi atë që të marrë pjesë në formatin e madh televiziv për këngëtarë të talentuar. Ai ishte afër vendit të parë dhe bëri publiku për vete. Ndër finalistët e X Factor Bulgaria ka një duet, i cili u themelua disa ditë para fillimit të shout televiziv. Këta janë Angel dhe Moisej, të cilët tërhoqën vëmendje duke sjellë hite të muzikës botërore, të interpretuara në mënyrë të veçantë. Angel dhe Moisej zunë vendin e katërt të garës. Tani prezantojnë këngën e tyre të parë, ku merr pjesë raperi Krisko.
Të tretë janë autorët e projektit muzikor. Kënga bashkon elemente të stileve të ndryshme muzikore – R&B, hip-hip, haus, beatbox, hasen edhe elemente të folklorit bullgar. “Na gëzon fakti se muzika jonë i pëlqehet rinisë dhe bëhet hit gjatë verës”, pohojnë Angel dhe Moisej. Që nga mosha e fëmijërisë të dy “notojnë në ujërat e muzikës”, prindërit i kanë muzikantë. Moisej është 20 vjeçar dhe studion në Akademinë Kombëtare të Muzikës, ndërsa Angel është 18 vjeçar dhe bashkon batboxing me kitarën dhe këndimin koral.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ajo që na ndan" – një këngë për momentin e sinqeritetit me veten

Dy vajza të reja - Elisaveta Tasheva - eleeza dhe Rada Ilieva - kanë kënduar që në moshë të vogël, por gjithashtu kanë krijuar këngë të tyre origjinale. Tani, të bashkuara nga pikëpamjet e tyre të përbashkëta mbi muzikën, ato prezantojnë këngën e..

botuar më 25-10-08 6.15.PD

B.T.R. nisin një turne dy mujor në Evropë

Grupi B.T.R. i jep fund turneut kombëtar me një koncert më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ashtu si edhe gjatë gjithë turneut, në koncert do të marrin pjesë edhe muzikantët nga grupi AHAT. B.T.R. nisin Turneun..

botuar më 25-10-07 6.30.PD

"Kush është ajo?" - një këngë për gëzimin e të jetuarit me lehtësi

Disa ditë para koncertit të saj të dytë të madh në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (22 tetor), Mihaellla Fileva prezanton këngën e saj të re "Kush është ajo?" me një videoklip argëtues në frymën e filmit të shkurtër. Kënga fillimisht është..

botuar më 25-10-06 2.30.MD