Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Britania e Madhe po zgjerojnë bashkëpunimin në sferën e sigurisë dhe energjetikës

Kryeministrat Bojko Borisov dhe David Kameron diskutuan masat e përforcimit të sigurisë, si edhe projekte kyçe energjetike.
Foto: BTA
Kryeministrat e Bullgarisë dhe të Britanisë së Madhe, zotërinjtë Bojko Borisov dhe David Kameron, shqyrtuan në Londër marrëdhëniet midis të dyja vendeve dhe shprehën dëshirë për zhvillim dhe përforcim të bashkëpunimit në sferën e sigurisë dhe energjetikës. Vizita e punës e kryeministrit Borisov ishte pika kulmore e një sërë përpjekjeve gjatë muajve të fundit për zgjerimin e bashkëpunimit.

Në fund të muajit prill ministrat e jashtëm të të dyja vendeve Nikollaj Mlladenov dhe Ujiljam Hejg shqyrtuan në Londër reformat, të cilat janë të domosdoshme për garantimin e suksesit të valutës evropiane, dhe arritën në konkluzionin se, mënyra e vetme kjo të bëhet është inkurajimi i rritjes ekonomike. Përputhja e konkluzioneve të të dyja vendeve mbi këtë çështje të rëndësishme nga rendi i ditës të Bashkimit Evropian doli e tillë, saqë ministrat Mlladenov dhe Hejg dolën me një artikull të përbashkët mbi çështjen në gazetën “Daily Telegraph”. Gjatë katër muajve të fundit ministri Mlladenov koordinoi me Uiljam Hejg dhe me ministrin britanik mbi çështjet evropiane Dejvid Lidingtën veprime të përbashkëta për lëvizjen e programit për rritje ekonomike jo vetëm në kuadrin e Bashkimit Evropian, por dhe në plan bilateral.

Çështje të rendit të ditës të Bashkimit Evropian u shqyrtuan dhe gjatë vizitës së kryeministrit Borisov në Londër. U konstatua se në shumë nga sferat vendet kanë një kuptim të plotë dhe mbrojnë pozita të përbashkëta, më në veçanti sa i përket disiplinës financiare dhe sigurisë. Bojko Borisov e falënderoi David Kameron për përkrahjen e treguar nga Britania e Madhe në lidhje me pranimin e Ligjit bullgar për marrjen e pronësisë, të fituar në mënyre kriminele, që mori përkrahjen edhe të Komisionit Evropian.
Një theks i bisedimeve ishte bashkëpunimi i shkëlqyeshëm midis zyrave të zbulimit të të dyja vendeve në luftën me krimin e organizuar, korrupsionin dhe kontrabandën. U shqyrtua dhe mundësia që policë bullgarë dhe nëpunës të specializuar të Agjencisë Shtetërore “Siguria kombëtare” dhe të Shërbimit Kombëtar të Zbulimit të trajnohen te kolegët e tyre në shërbimet e specializuara të sigurisë në Britaninë e Madhe. Gatishmëri për ndihmë në këtë sferë kryeministri britanik shprehu në një mesazh drejtuar kolegut të vet bullgar në lidhje me aktin terrorist në aeroportin e Burgasit, gjatë të cilit më 18 korrik u vranë pesë turistë izraelit dhe një bullgar.

Me vizitën e Bojko Borisovit në Britaninë e Madhe në rendin e ditës të bashkëpunimit bilateral u fut dhe një komponent i ri. U shqyrtuan projekte kyçe me një interes të përbashkët, të cilët të sigurojnë diversifikimin e furnizimeve të gazit për Evropën. Ditën e mëparshme David Kameron e pati diskutuar këtë çështje dhe me presidentin e Azerbajxhanit, z. Ilham Aliev, përsëri në Londër. Pala bullgare u bind se, koncorciumi “British Petroleum” do të punojë mbi projektin “Nabuko Perëndim” në qoftë se ai është ekonomikisht aktiv. Për Bullgarinë ky projekt është me rëndësi të madhe për sigurinë kombëtare.

Bisedat në Londër përcaktuan zgjatjen e dialogut mbi këtë çështje. Kryeministrat Borisov dhe Kameron ranë dakord se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian bashkë me presidentin Barozu të flasin përsëri mbi temën “Nabuko”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD